Tërmet 5.5 ballë në Greqi, lëkundjet ndihen në disa qytete të vendit! Nuk raportohet për dëme materiale! Sizmiologu Rrapo Ormeni për Report Tv: S'ka vend për panik!

9 Janar 2022, 22:46| Përditesimi: 10 Janar 2022, 06:56

  • Share

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe në disa qytete të vendit mbrëmjen e sotme, duke alarmuar qytetarët në mbarë vendin. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Follorine të Greqisë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut. Sipas EMSC tërmeti ka qenë me magnitudë 5.5 sipas shkallës rihter. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 10 km, ndërsa ka pasur një ndjeshmëri tepër të madhe. Lëkundje tërmetit janë ndjerë, në Elbasan, Durrës, Gjirokastër, Berat dhe Korçë. Tërmeti është shoqëruar edhe me dy pasgoditje të tjera. Sizmiologu Rrapo Ormeni, tha në një intervistë për Report TV, se nuk ka vend për panik apo të raportohet për dëme të rënda materiale. Duke qenë se është më afër epiqendrës, zona me e goditur në Shqipëri është ajo e Korçës dhe e Pogradecit, fakt që u pohua edhe nga sizmiologu, Rrapo Ormeni.

'Në lindje të Pogradecit mbi 5 ballë është shkalla rihter, ndërsa në Tiranë është ndjerë deri në 4 ballë. Është tërmet që e kalon kufirin. Dëmtimet mund të jenë në kategori shtëpish të vjetra. Nuk kanë asnjë lloj efekti dhe nuk ka vend për panik'- tha Ormeni.

Korrespodentët e Report Tv, në qytetin e Vlorës, Elbasanit, Durrësit dhe Beratit, raportuan në lidhje drejtpërdrejtë, ku pohuan se ka pasur panik tek banorët për shkak të lëkundjeve, të cilat janë ndjerë kryesisht në katet e larta të pallateve. Por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale, ndërsa në disa zona thuhet se është ndjerë më lehtë. Po sipas Ministrisë së Mbrojtjes nuk raportohet për dëme materiale.

 

Fuqia e termetit 

 

Situata në vend

Ora 23:18
Ministria e Mbrojtjes: Nuk raportohet për dëme materiale nga lëkundjet e tërmetit

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me lëkundjet e tërmetit që janë ndjerë në vendin tonë, ku bëhet me dije se nuk raportohet për dëme.

'Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.

Edhe pse shumë herët, deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e me pas reaguar në çdo situate.'- njofton ministria e Mbrojtjes.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trrnakop Kacija: 09/01/2022 23:15

    Pak po na tmerrojne Delta dhe Omicron edhe termeti na duhet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?