Aleksander Vuçiç dhe Boris Ruge

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s takohet me Vuçiç, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

21 Gusht, 14:23| Përditesimi: 21 Gusht, 14:27

  • Share

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, ambasadori Boris Ruge ka vizituar presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiç.

Ruge tha se në takim me Vuçiçin ka diskutuar për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë.

Ai po ashu tha se NATO pret nga Serbia për të ndihmuar në sigurimin e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunshme të majit dhe shtatorit 2023.

“Diskutim i mirë me Presidentin Aleksander Vuçiç për marrëdhëniet mes NATO-s dhe Serbisë, të cilat shpresojmë t'i shohim të thelluara. Ne diskutuam gjithashtu çështjet rajonale, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në Kosovë. NATO pret nga Serbia për të ndihmuar në sigurimin e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunshme të majit dhe shtatorit 2023”, ka shkruar ai në X.

Gjatë ditës së djeshme, Ruge është takuar edhe me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani e cila i ritheksoi mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.KosovaPress

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?