Foto nga homazhet

'E vrau diktatura'/ Homazhe për Klodian Rashën tek Ministria e Brendshme, ndizen qirinj dhe vendosen foto

8 Dhjetor 2021, 19:41| Përditesimi: 8 Dhjetor 2021, 19:48

  • Share

 

Një vit më parë, 25-vjeçari Klodian Rasha u vra shumë pranë shtëpisë së tij në Tiranë nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Vrasja e të riut asokohe shkaktori revoltë dhe qytetarët u ngritën në protesta.

Teksa sot kujtojnë Klodianin, disa qytetarë kanë zhvilluar homazhe në nderim të tij pranë Ministrisë së Brendshme. Në pamjet e siguruara, shihet se ata kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur pankarta ku shfaqet portreti i të riut Rasha.

‘E vrau diktatura’, shkruhet në një nga pankartat, ndërsa në një tjetër shkruhet; ‘Virusi nuk del pas orës 23:00’, duke iu referuar arsyes se përse të riut iu kërkua nga policia që të ndalonte pas vendosjes së orës policore.

 

Ndizen qirinj dhe vendosen foto, homazhe në nder të Klodian Rashës pranë Ministrisë së Brendshme

Lajmi kryesor:

Sot një vit nga vrasja e Klodian Rashës nga polici Hajdaraj, homazhe në Tiranë për 'Dëshmorin e Atdheut'! Babai për mediat: Tentuan ta bënin kriminel


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?