EKSKLUZIVE/ I riu i dehur i rrezikon të gjithë në Tiranë, shtyp me makinë burrë te ‘Vasil Shanto’, ikën drejt autostradës! Neutralizohet nga ‘Rrugorja’, në tunel përplasi dhe 1 makinë tjetër (VIDEO)

TIRANË- Papërgjegjshmëria e një të riu në timon mund të kishte shkaktuar një tragjedi në Tiranë, ndërsa përfundoi me 1 të plagosur dhe 1 tjetër aksident, fatmirësisht pa viktima.

I riu Denis Shima, së bashku me një tjetër po lëviznin me një automjet tip “Toyota” dhe nuk zbatuan urdhrin e policisë për të ndaluar tek zona e njohur si “Drejtoria e Policisë”.

Report Tv mëson se të dy ishin në gjendje të dehur. Që nga ai moment, policia i është vënë në ndjekje, por shoferi nuk e ndaloi makinën.

Teksa vijonte drejtimin e mjetit me shpejtësi, makina përplasi një burrë te vijat e bardha në zonën e ‘Vasil Shantos’ duke e lënë të plagosur në rrugë. Nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Më pas makina po shkonte drejt autostradës, por përplasi 6 makina të tjera dhe u kap nga policia e Tiranës tek ish-Shqiponja. Të rinjtë janë vënë në prangat e forcave blu.

1650542854_tirane.jpg

 

Momenti ku ndalohet makina dhe transportimi i saj me karotrec

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adi: 21/04/2022 15:13

    Sa vite duhet te denohet ky p motre ? Si nuk qenka perplas ne ndonje mur te ikte per lesh me ate makin te vogel

    Përgjigju
  • Aaa: 21/04/2022 14:52

    Të gjithë ndihen Al Capone, të fortë,mafioze,njisha sikur vetëquhen rëndom në Shqipe!!! Brez i djegur,pa ideale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?