Ndjekje si në filma/ U iku efektivëve dhe i goditi me BMW, mbyllet në qeli ish-polici mik i Ervis Martinajt

18 Mars 2020, 17:56| Përditesimi: 19 Mars 2020, 09:05

  • Share

Mirsad Kuçana, i cili tre ditë më parë nuk ju bind një postblloku policie dhe në ndjekje e sipër goditi një makinë të policisë rrugore është lënë në burg. Kuçana, ka dalë dje përballë gjyqtarit Kreshnik Omari, ku është njohur me masën e sigurisë të “arrestit në burg” që ka kërkuar prokurori i çështjes Etien Kapo. Gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor Kuçana ka dhënë vetëm gjeneralitet e tij, ndërsa mbrojtjen në gjykatë e mbuluar avokati i tij, i cili në fund të parashtrimeve para gjyqtarit Omari, kërkoi caktimin e një mase më të butë për Mirsad Kuçanën.

Por nga ana tjetër prokurori Kapo, ju drejtua gjykatës me kërkesën për caktimin e masës së “arrestit në burg” për Kuçanën, për shkak se ai nuk i ishte bindur patrullës së policisë por dhe më pas në ndjekje e sipër e ka goditur atë, duke i shkaktuar dëme dhe pasoja të tjera. Në fund të procesit gjyqësor gjyqtari i çështjes Kreshnik Omari vendosi të lenë në burg Kuçanën, për akuzën e “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Shkatërrim prone”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Në momentin e arrestimin policia sekuestroi 12 mijë e 400 franga zvicerane, një thikë, disa karta bankare zvicerane dhe një automjet tip BMW. Tropojani, Mirsad Kuçana njihet si mik i Ervis Martinaj. Ai është akuzuar nga prokuroria si një ndër personat ekzekutor të Enton Nikes në vitin 2015 në restorant "Muraga" në Linzë, por në gjykatën e Tiranës është dënuar me vetëm 1.4 vite burg për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”. Ky vendim eshte hedhur poshte nga Gjykata e Apelit qe i ka dhene pafajesi. Kuçana mësohet se ka qenë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit prej vitit 2009, kur ai mbaroi Akademinë e Policisë e deri në fillim të vitit 2015.

Menjëherë, pas kursit 6-mujor të policisë, Kuçana u emërua në Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit nr. 2, detyrë të cilën e mbajti deri në nëntor të 2013. Më vonë ai u transferua në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit, ku edhe atje ka qenë me të njëjtën detyrë, në Patrullën e Përgjithshme. Kuçana ishte larguar nga policia dhe punonte si bOdigard në klubet e natës dhe si roje sigurie në lojërat e fatit në kryeqytet.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 18/03/2020 20:58

    Shkeleni me kembe shpellarin nga Tropoja

    Përgjigju
  • dona: 18/03/2020 20:51

    Jo te mbyllet po te kalbet ne qeli.Faji eshte i shtetit qe nuk i asgjeson fizikisht ket llum e sojin e tij

    Përgjigju
  • Lani: 18/03/2020 18:25

    Pse mos deshit ta lironit hajde shtet hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?