Ndodh ajo që nuk pritej në Seria A, të 20 klubet marrin vendimin për vazhdimësinë e kampionatit

21 Prill 2020, 16:54| Përditesimi: 21 Prill 2020, 16:57

  • Share

Në një asmable të jashtëzakonshme të mbajtur me video-konferencë Lega e Seria A vendosi sot unanimisht për përfundimin e kampionatit, i cili është i ndërprerë për shkak të koronavirusit. Të 20 klubet, përfshirë edhe Torinon me Brescia-n që më parë ishin kundër, vendosën për përfundimin e sezonit në rast se qeveria e lejon.

Edhe pse nuk thuhet ideja është që stërvitja e ekipeve të nisë më 4 mars, gjithmonë në masa dhe rregulla të forta për koronavirusin, siç është stërvitja në grupe të vogla dhe tampona të shpeshtë për çdo lojtar. Në postimin e Ligës së Seria A thuhet gjithashtu që kampionati do të rinisë në bazë të rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s, që edhe pse jo zyrtarisht, afatin e fundit për përfundimin e kampionave në Europë e kanë deri në fund të korrikut.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?