TIRANË- Teksa dukej se listat e hapura shiheshin si shpresa që do të sillte ndryshim të jetës politike në vend, dhe e vetmja çështje lidhur me to do të ishte nëse do të hapen 100% apo vetëm 2/3, kreu i demokristianëve, Nard Ndoka thotë se listat e hapura mund të dëmtojnë Partinë Demokratike dhe atë socialiste.
“Janë shumë të rëndësishme për partitë e treta politike si partitë tona, i shkatërrojnë Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste. Çdo parti politike së pari duhet të ruajë lidershipin e vet, duhet të ruajë ato personazhe që nuk mund të testohen te qytetarët, se ne do t’i shohim dhe produktin e listave të hapur, nuk do të ketë cilësi, do të ketë përfaqësues të grupeve kriminale, të oligarkëve, të fortët e lagjeve që do të ushtrojnë trysni në këto lista”, thotë Ndoka.
Opozita e Bashkuar i ka gati të gjitha skemat sesi do të shkojë në zgjedhje e papërçarë, edhe nëse nuk do të jenë në koalicion klasik.
“Opozita e bashkuar i ka të gjitha skemat e duhura. Jemi për koalicionin klasik, por për çdo marrie që mund të kemi përballë, jemi të përgatitur së pari për ta ndaluar këtë aventurë e së dyti edhe për ta rrëzuar fare Ramën", tha ai.
Optimist se shqiptarët do t'i japin përgjigjen e merituar në zgjedhje kryeministrit Rama, Ndoka thotë se përballja e numrit një të socialistëve me qytetarët e pakënaqur prej tij do të jetë e ashpër. Një thirrje ka edhe për ish kryeparlamentaren Jozefina Topalli, e cila një ditë më parë bëri thirrje për protesta pasi sipas saj kjo klasë politike e ka lënë vendin pa alternativë.
“Për fatin e keq Topalli e sheh nga helikopteri, nga lart situatën politike. Duhet të zbresë në tokë. Nuk e ndalon njeri të krijojë një formacion të ri politik ose t’i bashkohet edhe ajo Rudina Hajdarit ose Murrizit. Të aktivizohet në politikë. Politika është pjesëmarrje, nuk mund të bëjë rolin e gladiatorit duke gjuajtur me shigjeta këdo që nuk i pëlqen në politikën shqiptare”, tha Ndoka.
Ndoka ka një përgjigje edhe për partitë e reja që po krijohen, të cilat pretendojnë se do t'i marrin elektorat opozitës jashtëparlamentare.
“Nëse marrin ndonjë votë nga komunistët që janë në pushtet prej 8 vitesh edhe mundet. Por pakënaqësi nuk ka nga opozita jashtëparlamentare, prandaj ata nuk mund të marrin asnjë votë të vetme nga ne", shtoi ai.
I drejtpërdrejtë është edhe ndaj thirrjes së ambasadores Kim për Vetting të kandidatëve, për të cilën thotë se nuk duhet të fshihet si struci, por ti drejtohet kryeministrit Rama, pasi sipas aleatit të Bashës, të inkriminuarit ndodhen në listat e Partisë Socialiste. Vetë demokristianët do të shkojnë në zgjedhje me 140 kandidatë shprehet Ndoka.
“Ndërkombëtarët bëjnë shumë mirë që i porosisin partitë politike, por unë kam edhe për ndërkombëtarët vërejtjet e mia. Edhe ambasadorja e SHBA nuk duhet të bëjë strucin por duhet të shohë që elementët kriminalë kanë dalë dhe janë pjesë e strukturave të PS. Njerëz që janë shpallur non grata në SHBA, akullorja e Durrësit Rama e ka shok dhe komunikon çdo natë me Dakon, edhe tjetrin që ka në Shkodër e përdor për të mbledhur vota” përfundon Ndoka.
Ne qeverin Berisha ky ishte minister shendetesie, sa mrapa jemi si popull, ky as per qoban baktish nuk ban, por kur thot jam shkodran ky njeri kooooot, ky sban as per roje, normal qe Rama i ka te fituara zgjedhjet perderisa ka kyt kundershtar....
PërgjigjuMAGJARI NARD NDOKA ME 7 VJEÇARE PA TË MESME E ME DIPLLOM UNIVERSITETI. PJESMARJA NË POLITIK E VIÇIT NARD NDOKA ËSHTË BRILANTE PËR SHQIPRIN NJË DIETAR KAQ MADHËSHTOR I GJITHI TOÇ DO TA BOJ SHQIPRIN TË FLYTYROI E GJITH BOTËS TJA KALOI. O PIK E ZEZ ME VIÇAT SI NARD NDOKA E FLAMURAT PA BISHT ÇI KA GJET SHQIPTARËT ROT KARËT.
PërgjigjuDebuteti me parazit ky eshte ,dhe nuk heq dore nga politika,habitem ku i gjen votat ..
PërgjigjuI madhi te Medhenjve Kryetari i Budallenjve Nard Magjar Noka
PërgjigjuHeu Bre. Nard Katunari, Nard Magjari
PërgjigjuI mungon samari