Nard Ndoka dhe Lulzim Basha

Politikë

Ndoka publikon foton me Bashën dhe ironizon: Qesh e ngjesh

10 Maj 2021, 09:35| Përditesimi: 10 Maj 2021, 09:38

  • Share

Nard Ndoka i cili nuk arriti të fitonte mandat në zgjedhjet parlamentare më 25 prill, ka postuar një foto duke qeshur me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga viti 2017.

“Qesh e ngjesh”, ky është përshkrimi që ka zgjedhur Ndoka për foton me Bashën, duke e shoqëruar edhe me një emoji.

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, ka bërë fajtor për humbjen  Lulzim Bashën, por edhe veten që i besoi atij verbërisht.

I pyetur nëse do të mund të kthente kohën pas, a do t’i besonte Bashës, Ndoka ka thënë se nuk do e bënte pasi do të ishte e pafalshme, ndërsa e cilësoi Bashën një dështim të karrierës së tij.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?