Mbetjet e ngurta dhe ujërat e zeza janë kërcënimi më i madh për liqenin e Ohrit. Në bregun liqenor nga qyteti i Pogradecit deri në fshatin Lin është 5-fishuar sipërfaqja e kallamishteve.
"Prania e shtuar e kallamishteve tregon plakjen e liqenit. Ka një veçanti ky liqen se rigjeneron ujin e tij njëherë në 60 vjet dhe shfaqja e kallamishteve të liqenit tregon plakjen e liqenit. Këto 30 vitet e fundit është rritur artificialisht mosha e liqenit", u shpreh Avni Myrte specialist i mjedisit.
Shkaqet janë të njohura prej vitesh, por mungon ndërhyrja e institucioneve. Ujërat e zeza të fshatrave Leshnicë, Çeravë dhe Hudenisht përmes lumenjve derdhen në liqen.
"Kjo bën që uji të ndotet, kjo vjen nga baseni ushqyes, prerja e pyjeve dhe më kryesorja: Ujërat e lumenjve që e ushqejnë liqenin janë të ndotur, ujërat e zeza", tha Myrte.
Njerëzit u vënë zjarrin kallamishteve duke shkaktuar ngordhjen e peshqve.
Specialisti i mjedisit, tashmë në pension Avni Myrte thotë se trajtimi i ujërave që furnizojnë liqenin, pyllëzimi dhe ndërgjegjësimi i banorëve janë domosdoshmëri.
"Shteti, institucionet vendore e qendrore duhet të marrin masa për pyllëzimin mbrojtjen e pastërtisë së ujërave", thekson ai.
Ministria e Mjedisit në vitin 2017 miratoi Planin 10 vjeçar të Menaxhimit, ku i pari në listë renditej risku i ndotjes. Kanë kaluar 5 vite dhe ky plan ka mbetur në letër. Aty renditen dhe institutet përgjegjëse për ta zbatuar siç janë Bashkia e Pogradecit dhe tre dikastere: Mjedisi, Bujqësia dhe Kultura.
Specialisti me te cilin ju po talleni pa te drejte shprehjen /liqeni i plakur/ e ka perdorur si thjeshtezim,si popullorce per komentues si ju qe keni mangesi ne njohurite shkencore.Te vetmen verejtje qe kam,eshte qe per tipa si ju,edhe ate shprehje te thjeshte duhet t'a shpjegonte me hollesisht.Me shprehjen /liqen i plakur/ nenkuptohet degradimi gradual i nje liqeni,ose cdo lloj baseni ujor.Cdo liqen ka fazat e tij te jetes,por vjen nje dite dhe zhvillohen kallamishte.Me kalimin e viteve dhe ndonjehere dhe shekujve,ne varesi te madhesise se liqeneve,kallamishtet shtohen aq shume sa qe ne bashkepunim dhe me fenomene e shkaqe te tjera e kthejne liqenin ne kenete dhe ne fund e zhdukin fare.Keneta mund te jete me uje te embel,por dhe te kripur(kur behet fjale per bllokimin e lagunave,ose deltave te lumenjve,aty ku bashkohet uji i detit me lumenjte),Disa shembuj se cfare eshte vdekja e nje baseni ujor ne Shqiperi mund te permendim liqenin e Prespes se Vogel qe po shkon drejt vdekjes,si dhe ish kenetat e Maliqit dhe Myzeqese dikur.Qe t'i zgjatet jeta liqeneve e baseneve,duhet qe kallamishtet te shkulen,jo te digjen.Sa per krapin qe permend /NIKU/,duhet thene qe eshte specie evazive qe demton speciet e tjera,sidomos belushken dhe koranin.Shfaros ushqimin e tyre dhe nga qe mbishtohet,shkakton shfarosjen e specieve te tjera qe permenda me siper qe kane vlere me te madhe,sidomos korani.Keto na i kane shpjeguar ne leksione profesoret kur studionim gjeografine ne UT.
PërgjigjuSpecialist i paspecializuar. Si mund të plaket liqeni o kungull? Kallamishtet aty kane qenë nga lashtësia dhe aty do jenë derisa të dojë Zoti. Ndotjet janë eleminuar megjithëse jo 100%. Pyllëzimet duhen bërë patjetër por nuk ka lidhje plakja e liqenit. Jo për gjë, por meriton çmimin Oskar, ose tasqebap për mëngjes????????????
PërgjigjuHahaha eshte plakur mendja e Specialistit jo liqeni...
PërgjigjuPo dalin te gjithe specialiste tani. kallamishtet jane dhe kane qene dhe jane nje vend per shtimin e krapit dhe peshqve te familjes se krapit. Liqeni nuk u "plak" kur derdheshin ne te edhe ujerat e qytetit te Pogradecit, tani qe niveli ndotjes ka rene ne menyre drastike i jepet ky shpjegim.
Përgjigju