Ndryshime në qeveri?! Socialistët presin Ramën dhe asamblenë

31 Gusht 2020, 13:06| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 13:43

  • Share

TIRANË- Socialistët e kanë të vështirë të thonë nëse do të ketë ose jo ndryshime në qeveri gjatë zhvillimit te Asamblesë. Por duke i paraprirë një bilanci që do të bëhet nesër në mbledhjen  e Grupit të PS në Elbasan, kryetari Taulant Balla tha sot për mediat se PS ka vlerësim pozitiv për ministritë përkatëse, ndonëse vendimi  për ndryshime është në dorë të kryeministrit Rama.

 “Duhet të them që grupi i partisë socialiste mbështet plotësisht qeverinë në të gjithë fushat që mbulojnë ministritë përkatëse kemi bërë reforma shumë të rëndësishëm, megjithatë ky është një vlerësim që i takon kryeministrit. PS ka një avantazh se gjithmonë krahasohet me veten, modeli ynë i qeverisjes nuk mund të krahasohet me modelet e qeverisjes së mëparshme. Nuk mund të kemi arritur gjithçka që kemi dëshiruar por kemi arritur të ndryshojmë rrënjësisht cdo sektor të rëndësishëm në vend. I qëndroj faktit të vlerësimit pozitiv në tërësinë e sektorëve që mbulojnë ministritë përkatëse”, tha Balla.

Në mbledhjen e 1 shtatorit, në fokus do të jenë dhe ndryshimet e reja që do të ndërmerren për Kodin Zgjedhor. Taulant Balla u bëri thirrje grupeve parlamentare të përfundojnë sa më parë këtë proces, në mënyrë që marrëveshja e 5 qershorit të jetë implementuar para zgjedhjeve.

 “Kuvendi e fillon sesion me datë 7 shtator dhe në mënyrë të menjëhershme ekspertët në konsultim me gjithë grupet parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë. Nga dita e ekspozimit të projekt aktit deri në miratim duhet jo më pak se 4 ose 5 javë. Në këtë kontekst nxis grupet parlamentare që këtë proces ta mbyllim sa më shpejt. Respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit do të jetë tejet transparent sepse ka të bëjë me seriozitetin në marrëdhënien jo vetëm me njëri tjetrin por edhe me partnerët tanë të rëndësishëm si SHBA dhe BE”, tha Balla.

Sa i përket Asamblesë, socialistët ende nuk kanë vendosur një datë i sigurt është fakti që do të jetë një asamble ndryshe, e përshtatur sipas kushteve që lejon pandemia COVID- 19. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?