Ndryshimet në reformën në drejtësi, Gjykata e Lartë më shumë vendime në dhomë këshillimi, apelet me 1 gjyqtar! Korrupsioni nën 50.000 lekë i hiqet SPAK

18 Mars 2021, 12:49| Përditesimi: 18 Mars 2021, 15:06

  • Share

Korrupsioni në vlerën nën 50 mijë lekë s'do të jetë më kompentencë e prokurorisë së posaçme kundër krimit e korrupsionit, njohur si SPAK.

Ndryshimet janë propozuar edhe nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në komisionin e ligjeve ku vec të tjerash parashikohet të futet dhe gjykimi me një gjyqtar të vetëm në apel nga tre që është aktualisht trupa.

Në draftin e siguruar nga Report Tv flitet edhe për moshën e daljes në pension të magjistratëve përfshi prokuror e gjyqtar të cilët aktualisht e kanë në 67 vjeç, por me vullnetin e tyre ata mund të shërbejnë edhe tre vite pas moshës duke dalë në 70 vjeç.

Ndalur tek Gjykata e Lartë e cila ka numrin më të lartë të çështjeve të prapambetura ndër vite propozohet që të hiqet detyrimi për seanca publike dhe të mbahen seanca në dhomë këshillimi.

Sipas projektit kjo risi do të sjell aftësinë e Gjykatës së Lartë për të asimiluar një numër të madh çështjes të mbetura në arkivat e kësaj gjykate.

Më tej thuhet në dokument shmang dhe zvarritjet e qëllimshme nga palët të cilat bëhet në seanca publike me karakter procedural.

Për çështjet me interes publik propozohet të merret edhe mendimi i Avokates së Shtetit nëpërmjet ndryshimeve ligjore të depozituara tashmë në parlament.

Ndalur tek pagesat e magjistratëve në draft propozohet rritje deri në 80 % të pagës bruto nga 60 % të cilën ata marrin aktualisht.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?