Këshilli Kombëtar i PD miraton statutin e ri, nuk preket mandati i Lulzim Bashës

20 Prill 2018, 18:51| Përditesimi: 21 Prill 2018, 11:51

  • Share

Rikthimi i Jozefina Topallit është surpriza e vetme e paketës së ndryshimeve statutore të PD, të cilat u miratuan me unanimitet nga Këshilli Kombëtar, në një mbledhje e cila cila zgjati mbi katër orë. Nuk preket mandati i kryetarit të PD, duke bërë që në tërësinë e tyre propozimet e kritikëve të rrëzohen. 

Në mbledhje ra në sy mungesa e ish-kryeministrit Sali Berisha. Që në fillim mbledhja nisi me debate mes Lulzim Bashës dhe kritikëve të tij. 

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani prezantoi projektin e ndryshimeve, ndërkohë, që në nisje të mbledhjes, Arben Imami, një prej zërave kritikë të Bashës, ka kërkuar bërjen e analizës së humbjes së 25 qershorit, përpara shqyrtimit të ndryshimeve në statut. Gjithashtu, Imami propozoi edhe në statut kufizimin e mandatit të kryetarit.

Këto kërkesa të tij janë kundërshtuar nga kryetari Lulzim Basha, pasi sipas tij ka pasur disa muaj kohë për propozime sa i takon statutit. Propozimet janë hedhur në votë dhe janë rrëzuar me shumicë votash nga anëtarët e Këshillit Kombëtar. 

Ndërkohë, një tjetër propozim ka qenë ai i Edvin Kullurit, i cili kërkoi që të shqyrtoheshin edhe draftet alternative në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Kulluri i kërkoi Bashës të merrte në shqyrtim propozimin e tij dhe të Edit’h Harxhit si dhe atë të anëtarit tjetër të Këshillit Kombëtar, Gent Malko. 

Pas rrëzimit të propozimeve, Arben Imami dhe Edvin Kulluri kanë braktisur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD si dhe kanë akuzuar Bashën se po i jep vetes mandat të përjetshëm. 

Vijon...

Ora 23:02
Statuti, Paloka: Dorëheqja është vullnetare, shkarkimi i përcaktuar në statut

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një deklaratë për media, pas mbi katër orë diskutime në Këshillin Kombëtar, u shpreh se "në mbledhje u diskutua çdo nen, u votua çdo propozim, por pati dhe ndryshime që erdhën si rezultat i propozimeve të ndryshme nga anëtarët"

Duke komentuar kritikat, Paloka tha se dorëheqja e kryetarit është vullnetare, ndërsa shkarkimi, sipas tij parashikohet në statut. 

"Çdo nen u votua ne këshillin kombëtar. U propozuan disa variante, qoftë për dorëheqjen ose kufizim mandati, dorëheqja është vullnetare, kurse shkarkimi është i përcaktuar në statut. Propozimi tjetër ishte për kryetarin, ku u dhanë ide për, shkarkimin e tij, por nuk u votua se i binte që PD të ishte gjithë kohën në votime".

Edi Paloka, nënkryetar i PD

Ai hodhi poshtë qëndrimet e kritikëve se gjatë mbledhjes nuk u lejua që ata të diskutonin.

“Në qoftë se ju mendoni që katër orë aty ne pamë njëri-tjetrin në sy, megjithatë pak rendësi ka. U diskutua çdo nen”, deklaroi Paloka.

Ora 19:45
Edvin Kulluri: Drafti i Bashës e bën atë të përjetshëm

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ka lënë mbledhjen, duke akuzuar Lulzim Bashën se po imponon një statut që e bën atë të përjetshëm. Kulluri tha se Këshilli Kombëtar rrëzoi të gjitha propozimet alternative për statutin e PD.  

“Kërkuam të hidhen në votim të dy statutet. Për pesë orë, ajo trupë atje nuk është në gjendje të gjykojë. Kryetari nuk po e kupton që këtu nuk diskutohet personi, por diskutohet PD-ja. Drafti i Bashës e atë të përjetshëm. Mbledhja do të vijojë me imponimin e kryetarit të PD. Prandaj, kjo mbledhje është e kotë dhe pa kuptim

Nuk u mor parasysh diskutimi për të pasur analizë të zgjedhjeve të vitit të kaluar. Askush nuk mban përgjegjësi për zgjedhjet e kaluar, z.Basha nuk do që të ndajë pushtet. Një shumicë në atë sallë që duartroket kryetarin s’është normale, sepse ne jemi për të diskutuar statutin aty. Përfundimi i kësaj mbledhje të sotme është të vazhdojë nga humbja në humbje. 

Edvin Kulluri, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD

Ora 19:34
Imami braktis Këshillin Kombëtar të PD: Mbledhja fiktive, po diskutohet vetëm një draft

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka braktisur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike pasi anëtarët i rrëzuan kërkesën për të përfshirë në rend dite analizën për humbjen në zgjedhjet e 25 qershorit të 2017-ës. 

Imami ka thënë për mediat se mbledhja është fiktive, përsa kohë po diskutohet vetëm një draft. 

Mbledhja e Këshillit Kombëtar po bëhet fiktive sepse po shqyrtohet vetëm një draft dhe nuk po lejohet diskutimi. Mbyllja e diskutimit dhe e fjalës, heshtja nuk është shenjë e mirë.

Bëmë dy propozime, një që të diskutohen në Këshillin Kombëtar zgjedhjet e kaluara, të nxjerrë raportin kryesia përpara Këshillit dhe Këshilli Kombëtar të marrë vendimit. Ky propozim ra me shumicë dërmuese votash. Po me shumicë dërmuese votash ra propozimi i dytë që të diskutohet në parim për statutin. Dmth që  çështjet që shtruam radhën e kaluar, kufizimin e mandatit të kryetarit që humb një palë zgjedhje, dy palë zgjedhje, dhjetë palë zgjedhje.

Një Këshill Kombëtar që të ketë një pavarësi dhe mos trajtohet sic po trajtohet sot.

Financat e Partisë, kontrolli mbi financat e partisë është një nga problemet themelore për të gjitha partitë europiane. Mesa duket është një problem serioz edhe për Shqipërinë. Kemi propozuar këtë gjë.

Nuk ka diskutime as për këtë gjë. Menduam që ishte e vlefshme që organet autonome sic mund të ishte bordi i kandidaturave të kishin mundësi zgjedhje jashtë diktatit të personit të zgjedhur.

Partia vijon të mbetet monokratike, propozimet jo vetëm nuk merren parasysh, por ajo që është më e keqja nuk lejohet diskutime. Nuk është një ditë e bukur kjo për PD-në. 

Arben Imami, Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD

Mësohet se Imami është shprehur kundër kalimit nen për nen të statutit të ri dhe më pas është larguar nga salla. Por ky propozim u rrëzua. Gjithashtu, u rrëzua edhe propozimi për analizën e zgjedhjeve të vitit të kaluar.  

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, pjesëmarrësit
//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ky: 20/04/2018 20:27

    Eshte Lulzim Basha me banden e tij qe disa gangstera,dhe disa kriminele qe ishkojne nga mbrapa e privatizoj P.D ne o ju demokrat e ndershem mos e lejoni ta privatizoj ket hajdut & vrases.

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 20/04/2018 19:59

    O popull i dashur Shqiptar shikoni se kush është lul kriminel shal ngjitmi shikoni si sillet sikur ta ket partin e të jëmës dhe bën si di vet me ca sahan lëpirës që ka mas vdtes si salinjani si flamuri pa shkop si edi thuthuqi bixhozxhiu. Mere me men se çfar mund ti boj ky Shqipris të bëhet kryeministër . Mjer Shqipria me vemje të tidha.

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 20/04/2018 19:59

    O popull i dashur Shqiptar shikoni se kush është lul kriminel shal ngjitmi shikoni si sillet sikur ta ket partin e të jëmës dhe bën si di vet me ca sahan lëpirës që ka mas vdtes si salinjani si flamuri pa shkop si edi thuthuqi bixhozxhiu. Mere me men se çfar mund ti boj ky Shqipris të bëhet kryeministër . Mjer Shqipria me vemje të tidha.

    Përgjigju
    • konjak: 21/04/2018 10:31

      Partite politike jane organizata qe drejtojne shtetin;Si te tilla duhen te ken organizim prefekt.Ne krye duhet te jen me te aftet,me te ndershmit me karizmatiket.Te gjith mllefaxhinjt ,sahanlepiresit ,egoistet,shpifesit te gjejne pozicjonin ,atje ku ndjehen me mire.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?