Klevis Balliu

Ndryshimet në Kodin Penal/ Astiri bllokon sërish rrugën! Balliu: Jemi gati për gjithçka, nuk na ndalni as me arrestime

29 Shtator 2019, 19:09| Përditesimi: 29 Shtator 2019, 19:19

  • Share

TIRANË- Nga protesta e Unazës së Re, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka reaguar pas lajmit të publikuar ditën e sotme, se nga data 8 tetor ndryshimet në Kodin Penal do të ndalojnë bllokimin e rrugës nga banorët e Unazës, që vazhdon prej 10 muajsh.

Balliu tha se ku ndryshim në Kodin Penal ka për qëllim të ndalojë protestën e Astirit, ndërsa nuk ndëshkohen shkelësit e vërtetë të ligjit. Ai tha se opozita do bëjë gjithçka për të çliruar Shqipërinë nga Edi Rama.

"Sot ka dala një lajm se Kodi i ri penal do të arrestohet banorët e  Unazës. Banorët e Unazës nuk bllokojnë rrugën, ata protestojnë. Protestën e njeh edhe kushtetuta. A nuk lejohen më nuk protestat përpara asnjë institucioni se rrugë janë edhe ato? Ne jemi gati për gjithçka, do bëjmë gjithçka që qytetarët të kenë të drejtën e tyre për të protestuar. Kjo protestë është një protestë legjitime.

Sepse këtu qeveria është kapur duke vjedhur dhe nuk ka asnjë mafioz. Akoma nuk është mbajtur përgjegjësi për vjedhjen e 20 milionë eurove. Të vetmit që janë arrestuar janë banorët e Unazës. Bën kod penal për vrasësit dhe hajdutët, për ata kriminelë që kanë gënjyer në formularin e dekriminalizimit. Kodi penal nuk ashpërsohet për të hequr banorët e Unazës. Këta banorë nuk do t'i hiqni as me kod penal, as me arrestime. Opozita e bashkuar do bëjë gjithçka për të çliruar Shqipërinë nga Edi Rama", u shpreh Balliu.

Komento

Komente

  • ÇAFAJ BESNIK PËRÇI: 30/09/2019 16:12

    K kriçi fari pallës ti i ngjan shum babës tat b*th lëpirës. Po nuk shtyhet jeta me b*thlëpirje. O kriçi fari pallës.

    Përgjigju
  • Fari palla: 30/09/2019 15:16

    O çuni krić i fari pallēs e ke mar shum përpjet o pulishti fari pallēs. Prit o beg se ka henek.

    Përgjigju
  • O ANALFABET: 30/09/2019 13:23

    U konfirmua o zhgaravin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?