Presidenti Meta dhe Komisioni i Venecias

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Komisioni i Venecias nis misionin online me institucionet dhe partitë politike pas kërkesës së Metës

23 Nëntor 2020, 16:47| Përditesimi: 23 Nëntor 2020, 18:53

  • Share

Ekspertët e Komisionit të Venecias kanë nisur misionin fakt mbledhës me institucionet shtetërore dhe partitë politike mbi kushtetueshmërinë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, pas kërkesës së presidentit Ilir Meta. Në pamundësi për shkak të pandemisë për të zhvilluar në Tiranë takime me grupet e interesit, ekspertët e Venecias kanë nisur nga kjo e hënë konsultimet online. Report Tv mëson se përfaqësues nga Komisioni i Venecias kanë pasur një komunikim me përfaqësues të Presidencës të cilët kanë parashtruar argumentet e tyre rreth ndryshimeve në Kushtetutë që kanë të bëjnë me hapjen e listave dhe kandidimin e partive me listë unike.

Ekspertët e Venecias komunikuan online dhe me Komisionin qendror të Zgjedhjeve ndërsa mësohet se ditën e nesërme do të ketë diskutime me përfaqësues të PD. Pas përfundimit të misionit fakt mbledhës dhe diskutimeve me të gjitha institucionet e përfshira, Komisioni i Venecias ka parashikuar një sesion plenar në datat 11 dhe 12 Dhjetor, ndërsa ne muajin Janar pritet që opinion përfundimtar të jetë në Shqipëri.

Presidenti Ilir Meta e quan një moment kyç marrjen e opinionit të Komisionit të Venecias por ndryshe nga kreu i shtetit, kryeministri Rama i quan ndryshimet kushtetuese fakt të kryer të cilat përveçse një debati politik nuk priten të sjellin asnjë ndryshim rrënjësor.

er.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?