Politikë

Ndryshimi i bravës së derës së PD në Fier, Kapllanaj: Zyrat u morën në dorëzim nga funksionarë të kësaj partie të ardhur nga selia qendrore, Baçi ka dhënë dorëheqjen

25 Nëntor 2021, 16:32| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 19:24

  • Share

FIER- Konflikti në të cilin gjendet Partia Demokratike pas përplasjes Basha-Berisha po prodhon incidente edhe në degët e saj. Komandimi i Agron Kapllanajt në krye të degës së Fierit, u pa nga kreu i dorëhequr Luan Baci si hakmarrje e Bashës se iu bashkua foltores së Berishës, ndaj ka refuzuar edhe dorëzimin e çelësave.

Për këtë arsye, futja në zyrë e Kapllanajt u shoqërua edhe me ndërrimin e bravës së derës së degës së PD në Fier, teksa për mediat, Kapllanaj sqaroi incidentin.

"Zyrën e Partisë Demokratike, dega Fier e kam marrë në dorëzim nga funksionarë të PD-së në qendër, të cilët kanë ardhur me një procesverbal dhe më kanë dhënë edhe çelësat, por edhe bazën materiale. Nëse jeni të interesuar ju tregoj edhe procesverbalin. Kjo është një zyrë e PD-së dhe e demokratëve të Fierit. Unë nuk kam thirrur asnjë mbledhje urgjente. Unë jam komanduar të drejtoj degën e Partisë Demokratike të Fierit, derisa kjo degë të shkoj në zgjedhje sipas Statutit të PD-së, që më rezulton të jenë vitin e ardhshëm. sh-kryetari i kësaj dege ka më shumë se një vit që ka dhënë dorëheqjen dhe ky vend ka qenë vakant. Me vendim të Kryesisë të Partisë Demokratike unë jam komanduar të drejtoj këtë degë deri në zgjedhjet e ardhshme", tha Kapllanaj. 

Luan Baci dha dorëheqjen nga kreu i PD në Fier pasi vendosi të garonte për kandidat për deputet, por zëvendësimi i tij ndodhi vetëm më 20 tetor të këtij viti. Lulzim Basha vendosi t'i besonte drejtimin e degës së Fierit Agron Kapllanajt. Vetë Baci e quajti zëvendësimin e tij hakmarrje të Bashës se iu bashkua foltores duke mohuar dorëheqjen.
 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?