Ndryshimi i paketës, 'Financat': 32 mijë qytetarë të larguar nga puna përfitojnë pagën 40 mijë lekë

29 Maj 2020, 12:17| Përditesimi: 29 Maj 2020, 12:21

  • Share

TIRANE-32 individë shtesa të larguar nga puna deri në datë 17 maj 2020 përfitojnë nga ndryshimi i VKM-së për paketën e zgjedhur me ndihmë financiare 40 mijë lekë. Në total numri i përfituesve nga paketa 40 mijë lekë, me gjithë 32 mijë të rinjtë që u shtuan, shkon në 210 mijë.

Ministria e Financave dhe drejtoria e Tatimeve ftojnë bizneset që të aplikojnë deri në datë 5 qershor, pasi në të kundërt do të gjobiten. Kryeministri Edi Rama siguroi dje qytetarët që janë larguar nga puna se ndihmën, pra pagën e luftës do ta marrin.  

"Ndryshimet e fundit të VKM nr.305 datë 16.04.2020 përcaktojnë kritere të reja për përfitimin e ndihmës financiare, mbështetje e Qeverisë Shqiptare.

Sipas këtyre ndryshimeve, janë përfitues të ndihmës prej prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh të gjithë individët, të ish-punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.

Aplikimi për punonjësit përfitues, i kryer online, nga subjektet punëdhënës, deri në datën 5 Qershor 2020, i përjashton ata nga penaliteti për mosaplikim.

Në rastet kur punëdhënësi nuk do të kryejë aplikimin brenda datës 5 Qershor 2020, të gjithë individëve përfitues, do t’iu jepet mundësia për përfitimin e ndihmës financiare në mënyrë automatike. Kjo do të realizohet  pas verifikimit të kritereve bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit apo të ish-punësuarit do të dorëzojnë.

Të gjithë subjektet, të cilët plotësojnë kriteret sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar  duhet të plotësojnë kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, për individët përfitues sipas VKM të sipërcituar.

Trajtimi i këtyre kërkesave do të jetë në mënyrë automatike, pra pas dorëzimit të Formularit të plotësuar,  që do të thotë se kërkesa është miratuar automatikisht dhe do të vijohet me pagesën e Ndihmës financiare prej 40.000 lekësh" deklaron ministria e Financave.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?