Ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe mosarritja ende e një konsensusi mes palëve politike ka sjellë edhe reagimin e Ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, i cili kërkoi që palët të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit.
Soreca theksoi se çdo ndryshim i propozuar duhet të diskutohet dhe arrihet me konsensus në Këshillin Politik përpara se të votohen në Parlament duke ruajtur frymën bashkëpunuese që solli marrëveshje e 5 qershorit.
"Ritheksojmë qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE / ODHIR mbi reformën zgjedhore , duhet të respektohet. Ne gjithashtu konfirmojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e kodi zgjedhor, të cilat shkojnë përtej fushëveprimit të marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohen siç duhet në kuadrin e Këshillit Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament", shkruan Soreca.
Më herët edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim kërkoi respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe u shpreh e kënaqur që opozita jashtë Kuvendit ka marrë përgjegjësitë e veta me propozimet e dërguara të dielën në mbrëmje.
Likja me opoziten jua di ilacin ketyre ambasadoreve! I fyen, kercenuan e shantazhuan, dhe hopa tani jane bere bashke! Sa aktual eshte portretizimi i Evropes para afro nje shekulli nga Fishta i madh!
Përgjigju