Ndryshon Kodi Rrugor/ Kolaudimi i makinave 1 herë në 2 vjet, kush lëviz pa siguracion do t’i dalë emri në sistem, shkelësit e përsëritur do rikthehen në autoshkollë

18 Mars 2021, 17:12| Përditesimi: 18 Mars 2021, 19:55

  • Share

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar për shqyrtim dhe miratim projektligji për ndryshimin e Kodit Rrugor. Ndryshimet e propozuara nga qeveria parashikojnë që kontrollit teknik (kolaudimi) i makinave nuk do të bëhet më çdo vit, por një herë në dy vjet. Pra, kushdo që ka një makinë personale, kolaudimin do të bëjë një herë në dy vjet. Makinat e reja nuk do të kryejnë kontroll teknik tre vitet e para nga data e regjistrimit. Përjashtim përbëjnë taksitë, autoambulancat, furgonët, autobusët dhe të gjitha llojet e kamionëve, pra mjetet e transportit të mallrave, të cilat do të kryejnë kontrollin teknik një herë në vit.

Për herë të parë, parashikohet funksionimi i një qendre informacioni, për identifikimin e drejtuesve të mjeteve, të cilëve u kaluar mbi 30 ditë afati i siguracionit. Ata do të dalin në sistem dhe kështu do gjurmohen lehtësisht nga policia. Gjoba do të jetë nga 100 deri në 400 USD, si dhe detyrimi për t’u pajisur me siguracionin vjetor.

Ndryshimet janë një mesazh i fortë për shoferët e papërgjegjshëm. Drejtuesit e mjeteve që do të humbasin totalin e pikëve të patentës, do të rikthehen edhe një herë nga fillimi në autoshkollë, do ndjekin kursin përkatës dhe më pas do të japin provimin. Kodi në fuqi parashikonte vetëm dhënien e provimit. Ndërkaq, kushdo që tejkalon kufijtë minimalë dhe maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, do gjobitet nga një mijë deri në tre mijë lekë.

Është sanksionuar që kushdo që tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë për më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, do ndëshkohet me gjobë nga 100 deri në 200 USD, do t’i hiqet patenta nga 3 deri në 6 muaj, si dhe do t’i hiqen pikët.

Drejtuesit e mjeteve që përsërisin një nga shkeljet tejkalimit të shpejtësisë brenda dy viteve, do t’u pezullohet patenta nga 8 deri në 12 muaj. Përpos të tjerave, për herë të parë do të ketë ndëshkim të ashpër edhe për parkimin e gabuar. Cilido që parkon në mënyrë abuzive 3 herë brenda një viti, përveç gjobës, do t’i hiqen pikë nga leja e drejtimit.

Drejtuesit e motoçikletave duhet të mbajnë një jelek fosforeshent, ndryshe do ndëshkohet me gjobë, nga një mijë deri tre mijë lekë. Ndërkaq, sipas ndryshimeve, për drejtuesi i mjetit do ndëshkohet me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë, nëse konstatohet se në mjetin që ai drejton ka pasagjerë që nuk kanë vendosur rripin e sigurimit.

Gjoba për shoferët që përdorin telefon nga pesëqind deri në një mijë e pesëqind lekë do të dhjetëfishohet, duke u bërë nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë ose 150 USD. Në rast përsëritje 3 herë brenda vitit, do t’i hiqet patenta 3 muaj si dhe pikët.

Gjobë deri në 400 USD, heqje e patentës deri në dy vjet, heqje të të gjitha pikëve dhe procedim penal, do të ketë për shoferët që kapen në gjendje të dehur. Masa edhe më ashpra parashikohen për ata që shkarkojnë aksidente dhe që largohen nga vendi i aksidentit.

(Kliko ketu per te lexuar ndryshimet ne Kodin Rrugor)

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shpetimi: 19/03/2021 18:38

    Kthi mi ne autoshkolle eshte gabim heqja pikeve per. Parkim gabuar e here ne vit aksidentet nfoxhin vetem shpejtesia alkoli fhe me i rrezikshmi telefoni

    Përgjigju
  • Sondazhi: 18/03/2021 19:19

    Kjo me kolaudimin 2 her ne vite duket ide e mire edhe per gjobat e tjera dakort por per njeren nuk jam dakort: 3 her gabim parkim brenda vitit te hiqen pike nga patenta me duket absurde,njerez jemi edhe do gabojm ne vit, mjafton gjoba per parkimin,pezullohet pronari i makines jo ai qe e nget, un kam votuar PS po nqs e kaloj ate me siper skam per ti votuar me

    Përgjigju
    • Albano Hajro: 26/09/2024 17:49

      Nese je regjistruar ne nje qytet per te ber kualidimin dhe do te ndrosh qytet t'a besh ne nje qytet tjeter , cfar hapash duhen ndjekur

  • Shaban: 18/03/2021 19:08

    Pse nuk vini edhe pushkatim varje rrjepje per se gjalli etj etj. Te paktrn per ne qe jrmi pemthyer me makina 3000 euro

    Përgjigju
    • Bilali: 18/03/2021 19:46

      Ndiq rregullat e qarkullimit o Shaban e ste gjen gje.

  • Tirona: 18/03/2021 17:34

    Me mire do te ishte qe te hiqej koaludimi i makinave dhe te vendosej rregistrimi i makines per cdo vit dhe kur te vjen dita per ta rregjistruar nese nuk ke insurence makina nuk te rregjistrohet dhe per pasoje nese kapesh nga policia duke mos e pasur te rregjistruar makinen ajo te konfiskohet. Sa per koaulidimin te mos behet i detyruar por te jete ne ndergjegjen e qytetarve qe ta kontrojjne makinen nese dicka nuk shkon mire.

    Përgjigju
    • Rexhepi: 02/03/2024 01:21

      O koaulidimi meso njeher emrin ti lere insurancen

  • Tirona: 18/03/2021 17:26

    Gjobe te majme ti vehet dhe atyre qe kalojne nga nje lijne ne tjetren pa ndezur sinjalin e dritave

    Përgjigju
  • Aldo Neli: 18/03/2021 17:00

    Mendimi im nese ben nje shkelje qe mund te tolerohet..per her te par te keshillohet se pse moralisht shteti te jet edhe ne ndim te qytetareve jo vec penalizim..nese e perserit te veprohet si pas ligjit...se pse shteti te jet ne NDIHM KESHILL DHE PENALIZIM...jo vec penalizim se esht gjynah.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?