Ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare i moshuari me më shume tatuazhe në botë, Angelo Piovano.
Piovano kishte thyer rekord Guinness si personi me më shumë tatuazhe në Itali dhe njëkohësisht edhe në botë për moshën mbi 65 vjeç. Ai kishte 98% të ttupit të mbuluar me tatuazhe.
Angelo Piovano
Kush ishte Angelo Piovano
I lindur në vitin 1935, Angelo Piovano ka qenë një punëtor i një kompanie për prodhimin e gomave 'Pirelli' dhe deri në moshën 56-vjeçare, ai nuk kishte asnjë tatuazh në trupin e tij. Tatuazhet e para i kishte bërë si rezultat i dy ngjarjeve të trishtueshme: vdekja e nënës dhe qenit të tij. Pak nga pak, trupi i tij gradualisht u mbulua me tatuazhe, gjë që e bëri atë një personazh të njohur në të gjithë Italinë, e më pas në të gjithë botën. Piovano lishte 98% të trupit të mbuluar me tatuazhe me ngjyra.
Ai kishte hyrë në Librin e Rekordeve Botërore Guinness si njeriu me më shumë tatuazhe në Itali, dhe si njeriu me më shumë tatuzhe në botë për moshën mbi 65 vjeç.