Foto ilustruese

Kronikë

Ndërtoi në tokë shtetërore, arrestohet 45-vjeçari në Mallakastër

9 Qershor 2021, 09:08| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 09:10

  • Share

MALLAKASTËR- Një 45-vjeçar është arrestuar pasi ka ndërtuar një objekt pa leje në tokë shtetërore.

Në pranga ka rënë B. H., 48 vjeç, banues në Mallakastër.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Ndërtim i paligjshëm".

“U konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje në tokë shtetërore, arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Mallakastër.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është konstatuar duke ndërtuar pa leje një objekt në tokë shtetërore.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Ndërtim i paligjshëm", njofton Policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?