Në 10 muaj shpenzimet arritën rekordin 449 mld lekë! Rriten me 38% shpenzimet për investime, ndikoi rindërtimi

5 Dhjetor 2021, 20:43| Përditesimi: 5 Dhjetor 2021, 21:13

  • Share

Jo vetëm të ardhurat, por edhe shpenzimet këtë vit janë rritur ndjeshëm në raport me vitin që shkoi. Shpenzimet deri në fund të tetorit arritën në vlerën e 449.6 miliardë lekëve, me një rritje prej 8.7% krahasuar me 10 mujorin e vitit 2020, kur ishin shpenzuar rreth 413.5 miliardë lekë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave nga janari deri në tetor janë rritur me 38.5% shpenzimet për investime. Konkretisht nga 57.111 miliardë lekë që u harxhuan vjet në këtë vit shpenzimet kapitale kapën shifrën e 79.115 miliardë lekë.

Ndikimin më të madh në rritjen e shpenzimeve për investime e ka pasur procesi i rindërtimit, për të cilin janë shpenzuar këtë vit mbi 22 miliardë lekë.

Ndërsa sa i takon shpenzimeve korrente, për paga, sigurime, pagesa interesash, shpenzime për pushtetin vendor etj, janë rritur me 7.6% krahasuar me 10 mujorin e 2020-ës. Në total shpenzimet korrente ishin 369,855 miliardë lekë.

Në këtë grup janë rritur me 12.3% shpenzimet për interesat e borxhit. Sipas të dhënave të financave deri në tetor janë paguar 32,932 miliardë lekë për interesat e borxhit publik, që është niveli më i lartë i regjistruar që prej vitit 2013. Shpenzimet  për interesat janë shtuar si pasojë e rritjes së borxhit gjatë dy viteve të fundit për shkak të pandemisë COVID-19.

Komento

Komente

  • Beni: 06/12/2021 02:38

    Prit prit sa te hyje fuqishen Beqja dhe ta coje 200%!!!!

    Përgjigju
  • Qobani: 06/12/2021 00:08

    Për momentin në shkallt e SOJIT jemi te plastika,në shërbim të zotnive me jav rrit buxhetin,prej qeseve e përpjet

    Përgjigju
  • Sidi: 05/12/2021 22:49

    Buxheti shkon per rrush dhe kumbulla ! Vetem interesat e borxhit publik 33 miliard lek ! Kur do te ulet ?Apo do i cojme financat per lesh

    Përgjigju
    • emri: 05/12/2021 23:57

      financat kane ikur per lesh! dhe nderkohe qe populli idiot mendon se keta po i bejne mire atij, keta vec po bejne mire (po mbushin xhepin) s'ka me mire se paret e askujt qe jane paret e te gjitheve ....

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?