Në 2 ditë sekuestrohen 6 ton kokainë/ Operacioni në Holandë e Spanjë, 8 persona në pranga

17 Tetor 2020, 11:49| Përditesimi: 17 Tetor 2020, 12:00

  • Share

TIRANË- 6 ton kokainë me destinacion Europën janë sekuestruar nga policia spanjolle, holandeze në bashkëpunim me Europol.

Operacioni u zhvillua ndërmjet datave një dhe dy tetor dhe u bë publik nga Europol vetëm këtë fundjavë.

Në pranga janë 8 persona  me shtetësi spanjolle e holandeze, kurse sekuestrimi i sasisë së drogës është bërë në Amsterdam, Papendrecht, Rotterdam, Utrecht dhe në Valencia e Malaga.

Hetuesit kanë sekuestruar edhe një numër të konsiderueshëm pajisje komunikimi të kriptuara të cilat po analizohen për të zbuluar rrjetin nga Amerika Latine nëEuropë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?