Foto nga spitali Infektiv

Shëndeti

9 humbje jete dhe 325 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në vend! 19 pacientë në gjendje të rëndë në spital

10 Tetor 2021, 17:14| Përditesimi: 10 Tetor 2021, 18:10

  • Share

Në një kohë kur vendi ynë po përballet me valën e katërtën të pandemisë për shkak të shfaqjes së variantit delta, janë regjistruar 9 humbje jete dhe 325 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit.

Aktualisht në vendin tonë kemi 7113 pacientë aktivë me virusin në të gjithë vendin, ndërsa në spital po marrim trajtim 164 prej të cilëve 19 janë në gjendje të rëndë

Raste pozitive në vend: 158 qytetarë në Tiranë, nga 15 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë, 9 në Kamëz, 8 në Elbasan, nga 7 qytetarë në Gramsh, Lushnje, Kurbin, nga 6 qytetarë në Gjirokastër, Berat, Dimal, nga 5 qytetarë në Skrapar, Vlorë, Krujë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Belsh, Cerrik, Kolonjë, Pogradec, nga 2 qytetarë në Has, Lezhë, Mirditë, Shijak, Vorë, Patos, Himarë, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetar në Memaliaj, Këlcyrë, Tepelën, Përmet, Finiq, Dibër, Kavajë, Kukës, Vau i Dejës.

Viktimat nga COVID-19, 9 qytetarë: 3 qytetarë nga Fieri të moshave 51-75 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 72-73 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora të moshave 65-69 vjeç, 1 qytetar nga Lezha 67 vjeç dhe 1 qytetar nga Berati 71 vjeç.

Statistika (10 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        325

Të shëruar në 24 orë      563

Të shtruar në spitale       164

Humbje jete në 24 orë     9

Testime ditore                 2827

Testime totale              1,237,635

Raste pozitive                174,968

Raste të shëruara           165,087

Raste Aktive                     7113

Humbje jete                     2,768

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3080

Durrës             842

Fier                  712

Shkodër          609

Vlorë               379

Elbasan           346

Lezhë              269

Berat               230

Gjirokastër      208

Kukës              156

Korçë              155

Dibër               127

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?