Filmi “Arbëria” sjell për publikun italian një histori nostalgjie, që ka në qendër konfliktin me të shkuarën, me rrënjët. Regjisorja e filmit Francesca Oliveri ka përzgjedhur si personazh të filmit, Aida Grecon (interpretuar nga Caterina Misasi), e cila është një grua kurajoze dhe melankolike.
Francesca Olivieri, regjisore: “Arbëria është historia e Aidës, një gruaje kurajoze që i përket një minorance etnike shqiptare. Historia e Aidës është pjesërisht e frymëzuar nga histori të disa familjarëve të mi. Elementë biografikë që unë i theksoj për të orientuar veten mes fuqisë dhe nderit të rikrijimit të reales”.
Aida, heroina e këtij filmi është një dizanjuese. Dhe pasi ka lëvizur shumë herë, ajo vendoset në Jug të një qyteti Evropian.
“Pas ndarjes nga jeta të babait të saj Aida është e detyruar të kthehet në vendin e saj të lindjes. Që gjendet në malet e Polinos në jug të Italisë. Gjatë kthimit të saj ajo rijeton konfliktin e brendshëm që e ka bërë të braktisë këtë tokë të mallkuar e misterioze”.
Ajo duhet ndër të tjera të provojë të flasë gjuhën mëmë: gjuhën Arbëreshe Arbëreshët janë një minorancë gjuhësore ne Itali.
“Në periudhën e pas luftës procesi i alfabetizimit ishte një valë që përfshiu të gjithë Vendin. Pati shumë komunitete që ishin minorancë gjuhësore e që nuk mundën të rezistonin imponimit të një gjuhe të përbashkët”.
Regjisorja nëpërmjet rrëfimeve të gjyshes së saj për vendin, që i përket një kombi që nuk ekziston , Arbërisë sjell edhe disa tematika me vlerë në këtë dokumentarë.
“Prishja e gjakut, kultura e dyfishtë, përkatësia etnike e fshehur apo e refuzuar: janë temat që më kanë frymëzuar e që më kanë motivuar për të shkruar këtë pjesë”.
Filmi që ka në qendër traditat dhe kultura e komunitet arbëresh do të prezantohen në kinematë italiane nga 26 marsi.