Ardian Dvorani, anëtar i Gjykatës së Lartë gjatë një seance në KPK

Në 3 janar nis punën Këshilli i Emërimeve në Drejtësi/ Në krye të KED gjyqtari Ardian Dvorani

22 Dhjetor 2018, 11:19| Përditesimi: 22 Dhjetor 2018, 11:23

  • Share

Më 3 janar 2019 konstituohet dhe nis nga puna Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Report Tv ka mësuar se ky këshill pritet të drejtohet nga Ardian Dvorani, anëtar i Gjykatës së Lartë, përzgjedhur nga parlamenti në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. KED pritet që të nis menjëherë nga puna duke bërë verifikimin e gjyqtarëve dhe kandidatëve që plotësojnë kriteret për gjyqtarë kushtetuese çka do të zgjidhte dhe ngërçin e kësaj Gjykate.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka mbetur me një anëtar dhe ajo është gjyqtarja Vitore Tusha e cila ka kaluar sitën e Vettingut ndërsa mandati i saj 9-vjeçar ka mbaruar.

Në mbledhjen e parë të KED-s e cila mbahet më 3 Janar pritet të marrin pjesë 7 nga 9 anëtarë që ajo duhet të ketë, pasi parlamenti arriti të zgjedhë 8 anëtarë. Fill pas përzgjedhjes së tetë anëtarëve, Bashkim Dedja u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit duke e çuar numrin në 7 anëtarë. Pjesë e KED që nis punën në 2019 janë kryeprokurorja Arta Marku, Ardian Dvorani, Medi Bici nga Gjykata e lartë, Fatjona Memçaj nga Gjykata e Apelit të Tiranës, gjyqtari Fatmir Islamaj, Gurali Brahimllari, Eriol Roshi dhe Klodiana Veizi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?