Nga muaji Janar deri në Qershor 2023 vetëm në Tiranë 115 fëmijëve dolën në rrugë për të lypur. Shifrat bëhen publik nga Shërbimi Social i cili ka mundur të ndihmojë 76 prej tyre. Supozohet që përmes një plani masash mes Poliicisë dhe Bashkisë së Tiranës ky fenomen të frenohet.
Por nga një vëzhgim i Report Tv në terren duket se situata nuk është përmirësuar plotësisht . Ka ende fëmijë që lypin. Ka ende fëmijë që shfrytëzohen për punë. Sipas klasifikimit të informacionit, Bashkia ka identifikuar 6 pika të nxehta të vendqëndrimit të fëmijëve të shfrytëzuar
Drejtoresha e shërbimit social në bashkinë Tiranë ,Anisa Subashi tregon se megjithatë ndërgjegjësimi për raportimin e rasteve të fëmijëve në rrugë është përmirësuar. Këtu ka shërbyer dhe ngritja e klubeve prindërore,
“Ne kemi një risi, klubet e prindërimit. Në 27 njësitë administrative japim kurse për prindërimin. Është e nevojshme për çiftet e reja e për familjet që kanë vështirësi qoftë ekonomike apo sociale. Dhënia e parave nuk i ndihmon këto fëmijë”, tha Subashi.
Subashi tregon hapat që ndjek ky shërbim për të ndihmuar të braktisurit, fëmijët që shfrytëzohen nga vetë prindërit, apo edhe nga persona të tretë.
“Një grup punonjësish social që ne I quajmë skuadrat e terrenit së bashku me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit identifikojnë rastin. Më pas rasti identifikohet dhe referohet në njësinë administrative ku bën pjesë. Nëse është qytetar I Tiranës referohet në një nga 27 njësitë administrative që ka Tirana. Aty është punonjësi I mbrojtjes së fëmijève ose administrator shoqëror ku bëhet vlerësimi I rastit. Merret historiku familjar dhe çfarë nevojash ka rasti. Nëse nuk është rasti për here të pare, pra rast I përsëritur shikohet çfarë nevojash ka, nëse ka nevojë për strehim, arsim, nëse ka nevojë për punësim apo fuqizim të familjes. Nëse është rast I përsëritur merren masat dhe dërgohet rasti për hetim për shfrytëzimin e fëmijës”, tha Subashi.
Në dispozicion të raportuesive të rasteve të fëmijëve në situatë rruge janë numrat pa pagesë 112, Policia dhe Alo 116-111 Linja e Këshillimit për Fëmijët.
Keto lloj komunitetesh e kane tradite,pjese te kultures se tyre lypjen,e kane patur dhe ne kohen e komunizmit ,megjithese Xhaxhi u perpoq t'i ndryshonte,u dha apartamente,ofroi e pune,por asgje nuk ndryshoi.Me demokracine dolen fare hapur.Nuk besoj qe keto masa e propozime te ndryshojne gje,sepse behet fjale per mendesi,kulture e tradite te tyre.
PërgjigjuQeveria Rama dështoi në një çështje kyçe: shpërndarjen e të ardhurave për të gjitha shtresat me hapjen e vendeve të punës! në vend të kësaj, ai bëri të kundërtën; 90% e pasurisë është në dorën e 5% të elitës (oligarkëve). Për familjet në këtë situatë, ekzistojnë 2 mundësi; nxirrni fëmijët jashtë Shqipërisë ose në rrugë për të lypur para! Kjo nuk është asgjë, më keq po vjen; krimet dhe dhuna në familje do të shtohen. Si rezultat, oligarkët janë biznese familjare dhe më shumë do të shemben pas një brezi dhe, vendi do të fillojë "tranzicionin nga e para". cila është kostoja afatgjatë? kush do paguaje
PërgjigjuPo mire pse nuk tregoni nje menyre se si mund te denoncohen rastet nga qytetaret dhe ju ta zgjidhni problemin me shpejt?
Përgjigju