Ndërtimi ishte sektori që i rezistoi pandemisë, dhe teksa të gjitha aktivitetet kishin rënie, ndërtimet në vend nuk u ndalën. I njëjti trend rritës vijon edhe këtë vit. Sipas të dhënave të INSTAT numri i lejeve të ndërtimit të miratuara në 9 muajit e këtij viti janë rritur me 63% krahasuar me vitin e kaluar.
Konkretisht nga janari në shtator bashkitë kanë dhënë 1040 leje ndërtimi, nga 655 leje që miratuan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave vlera për të gjitha lejet e ndërtimit të dhëna këtë vit arrin në 72.2 miliardë lekë, nga 61.7 miliardë lekë që ishte në 2020.
Numri më i madh i lejeve të dhëna është në kryeqytet me 267, ndjekur nga Durrësi me 208 dhe 161 leje të dhëna nga Lezha. Këtu përfshihen edhe ndërtimet në kuadër të rindërtimit, dhe këto tre qarqe kanë pasur edhe dëmet më të mëdha nga tërmeti i nëntorit.
Ndërtimi është edhe një nga sektorët më të kredituar të ekonomisë. Deri në fund të shtator 2021 Banka e Shqipërisë thotë se janë dhënë 61,739 miliardë lekë për ndërtimin nga 50,966 miliardë lekë që ishin dhënë deri në shtator 2020.
Por pavarësisht rritjes numrit të ndërtimeve në vend, çmimet nuk ulen siç duhet të ndodh por vijojnë të rriten. Për këtë fakt ekspertët thonë se paratë e pista mund po mbajnë të pandryshuar çmimet, madje dhe në rritje.
Dyshimet për përdorimin e parave të pista në ndërtim shtohen më tepër pas deklaratës së Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave i cili tha se në këtë sektor po kryhen transaksione marramendëse.
Nje gje eshte mese e vertete.TIRANA PO BEHET E PAJETUESHME.
Përgjigju