Rekord në 12 vite/ Emigrantët sollën 541 mln € në 9 muaj! Rritja e remitancave, lekë përmes rrugëve zyrtare

13 Dhjetor 2021, 20:12| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 21:43

  • Share

Në kushtet kur 1/3 e popullsisë sipas institucioneve ndërkombëtare jeton me më pak se 5.5 dollarë dita, mbështetje për ata mbeten emigrantët, të cilët edhe pse pandemi nuk i kanë ndalur dërgesat e tyre.

Nga janari deri në fund të shtatorit emigrantët kanë sjellë në vend 541 milionë euro, që është vlera më e lartë krahasuar me 9 mujorët e tjerë që prej vitit 2009.

Nëse në nëntëmujorin e vitit të kaluar remitancat ishin në vlerën e 470 milionë eurove, këtë vit dërgesat janë rritur me 71 milionë euro. 

Kjo rritje e dërgesave valutore nuk lidhet vetëm me rikuperimin e aktivitetit ekonomik nëpër shtetet e Evropës por edhe me përdorimin e kanaleve formale për të dërguar paratë, pra nëpërmjet transfertave.

Praktikisht kufizimet  e shteteve nxitën emigrantët si sjellin paratë në rrugë zyrtare më së shumti gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që këtë vit Banka e Shqipërisë thotë se po përdoren më pak kanalet bankare dhe jo bankat.

“Është vërejtur një rënie e lehtë e përdorimit të kanaleve formale (sistem bankar dhe operatorë të sistemit të transferimit të parave), si pasojë e lëvizjeve të emigrantëve dhe rrjedhimisht rritjes së prurjeve në cash”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Nga ana tjetër ndikim në rritjen e remitancave ka edhe shtimi i numrit të emigrantëve, ndërsa paratë për familjet në Shqipëri vijnë më shumë nga Italia apo Greqia ku ka edhe më shumë shtetas shqiptar.

TË ARDHURAT E EMIGRANTËVE

Janar-Shtator 2021     541 mln euro

Viti 2020    673 mln euro/470 mln euro

Viti 2019    702 mln euro / 520 mln euro

2018          501

2017           464

2016        450

2015        444

2014      421

2013         405

2012          480

2011        481

2010      524

2009      555

2008      620

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emir: 13/12/2021 22:29

    Ketu tek llogaritja e remitancave, kane futur dhe leket qe vijne nga droga?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?