Foto ilustruese

Kronikë

Në 'arrest shtëpie', por shpërndanë kokainë, arrestohet 59-vjeçari në Berat

26 Tetor 2021, 09:14| Përditesimi: 26 Tetor 2021, 09:17

  • Share

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Berat, pasi u kap duke shpërndarë kokainë.

Policia bën me dije se 59-vjeçari me inicialet A.Z, ishte në 'arrest shtëpie', por duket se kjo nuk e ka ndaluar atë jo vetëm të lëvizë lirshëm në qytet, pro edhe të kryej sërish krime.  

Ai u kap duke qarkulluar me mjet, ku gjatë kontrollit fizik dhe në automjet i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?