Është mbyllur sot gjyqi në GJKKO për Fredi Belerin. Avokati i Fredi Beleri Geni Gjyzari tha se është e qartë se gjykata do ta dënojë e se procesi ka qenë i parregullt që nga fillimi. Sipas tij, GJKKO nuk pranon asnjë prove të tyren.
‘E tha dhe specialistja tha se ai është i padënuar është rehabilituar. Ka pasur një dënim kur ka qenë i ri, një njeri nuk mund të rri për 20 vite. Sot procesi pati edhe një dimension tjetër të paligjshme. I kërkon informacion në lidhje me pagesën e Arsen Ramës.
Jo padyshim e mbajnë sekret. Shpagimi i dëshmitarit është vepër penale. E bëjnë procesin të paligjshëm. Nuk kanë guximin të marrin asnjë prove në fund. Duket qartë se duan të dënojnë. Kur je i dënuar të jep historikun. Se pranoi gjykata nuk pranon asgjë tonën. Te gjykata Kushtetuese gjithë vëmendja është te GJK.’- tha avokati, Geni Gjyzari.
Lajmi kryesor:
GJKKO, Mbyllet shqyrtimi për Belerin, më 13 shkurt SPAK jep pretencën! Avokati: Procesi nul, e qartë se duan ta dënojnë
M.Q./ReportTv.al