Në burg për blerje votash, dosja për Beleri në SPAK! Report Tv siguron vendimin Gjykatës, 50€ për çdo votë e 300€ për ‘të infiltruarin’! Listë me 12 emra, por 4 ‘ishin kapur’ më herët

17 Maj 2023, 11:05| Përditesimi: 17 Maj 2023, 15:09

  • Share

Ashtu siç edhe pritej pas vendimit të Gjykatës së Vlorës, dosja e Fredi Belerit, tashmë kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili është në burg për akuzën e blerjes së votave i ka kaluar Prokurorisë së Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Materialet e dosjes hetimore paraprake tashmë i janë dorëzuar nga Prokuroria e Vlorës në SPAK dhe pritet që së shpejti të mbahet një tjetër seancë për masë sigurie në GJKKO. 

Prokuroria e posaçme do të kërkojë masë të re sigurie për fredi belerin pas transferimit të dosjes së tij nga Vlora ndërkohë Report tv ka zbardhur dosjen e plotë mbi të cilën u arrestua për korrupsion në zgjedhje kandidati i siglës Bashkë Fitojmë në Himarë. Më 8 maj 2023, 6 ditë para zgjedhjeve, policia e Vlorës dërgoi në prokurori dosjen me informacione se disa shtetas në Himarë përfshirë Fredi Belerin dhe 6 të tjerë merreshin me shitblerje votash. Shumat që ofroheshin për votën e qytetarëve sipas policisë, ishin nga 50 në 200 euro, bashkë me premtimin për tu përfshirë në skemat e pëfitimit të shtetësisë greke dhe pensionit në shtetin grek. Në dosje thuhet se në prokurorinë e vlorës është paraqitur banori i Himarës me iniciale A.R, i cili ka pohuar se nga Fredi Beleri, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” si dhe persona të tjerë të shtabit elektoral i ishin ofruar shuma monetare për blerjen e votave. Shtetasi A.R ka deklaruar se ishte i gatshëm të kryente veprime simuluese dhe atë ditë ka lidhur marrëveshjen e bashkëpunimit me prokurorinë. Atë ditë ai, është takuar në zonën e Potamit në Himarë me Fredi Belerin, ku kanë rënë dakord që A.R të mblidhte emrat e personave që do të votonin pro dhe listën t`ia dorëzonte kandidatit të siglës”Bashkë Fitojmë”. Bashkëpunëtori i hetimit ka shkuar në zyrën elektorale të Fredi Belerit në Himarë dhe ka lënë listën e votuesve. A.R flet me Belerin i cili thotë se do të verifikojë listën dhe do të komunikonin sërish bashkë. Disa orë më vonë Fredi Beleri është takuar me bashkëpunëtorin e prokurorisë.

“Në këtë bisedë ky shtetas i ka premtuar A.R se do ta paguante shumën 50 euro për person dhe 300 euro për shtetasin A.R nëse Fredi Beleri bindej sipas verifikimeve që do të kryente se vota ishte hedhur pro tij. Në klëtë bisedë Alfred Beleri i premton shtetasit A.R se shumën monetare do t`ja jepte në darkë ose të nesërmen në mëngjes”, thuhet në dosje.  

Më 11 maj A.R është takuar sërish me Fredi Belerin në lokalin e tij ku sipas përgjimit kanë folur për listën e votuesve dhe për mënyrën si do të bëhej dorëzimi i parave.

“A.R e ka pyetur Alfred Belerin nëse do të mbledhë njerëzit që t`jua jepte vetë por ai i ka thënë që nuk merret me atë punë”, nënvizohet në dokument.

Më 11 maj ora 21.47 A.R ka komunikuar me Fredi Belerin në lidhje me takimin, dhe kanddiati i ka thënë se do ta merrte vetë Pandeliu në telefon. Rreth orës 23.00 bashkëpunëtori i hetimit është telefonuar nga Pandeli Kakoveshi me të cilin u takua tek lokali në zonën e Potamit në Himarë. Pasi janë ulur në tavolinë, Pandeliu i ka marrë telefonin shtetasit A.R për arësye sigurie dhe bashkë me telefonin e tij i ka vendosur tek banaku.

“Ata kanë biseduar në lidhje me listën që A.R i kishte dorëzuar Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshi i ka thënë se katër persona nga lista i kishte kapur ai më parë ndaj nga liosta mbeteshin vetëm tetë emra. Më pas Pandeli Kokaveshi i ka kërkuar të shkonin drejt tualetit dhe i ka dhënë shumën monetare në lekë shqiptyare ku të dy numëruan 8 kartmonedha prerje 5 mijë lekëshe në total 40 mijë lekë të cilat Kakoveshi i ka thënë se duihej ti ndante nga 50 euro për person. Shtetasi A.R ka pyetur nëse Fredi Beleri kishte dhënë ndonjë gjë për të por Kakoveshi i ka thënë se do të flisnin prapë”.

Gjatë largimit shtetasi A.R ka marrë nga banaku telefonin e tij dhe është larguar ndërkohë që menjëherë policia ka ndërhyrë duke bërë arrestimin e Fredi Belerit dhe personave të tjerë në ambientet e jashtme të lokalit. Gjatë ndalimit janë sekuestruar edhe paratë e dhëna për votat, në vlerën e 40 mijë lekëve, në 8 kartmonedha prerje 5 mijë lekë secila,. lista me 13 votues si dhe telefonat celularë të personave të përfshirë. Gjatë marrjes në pyetje në polici Fredi Beleri ka thënë se nuk kishte lidhje me akuzat për të cilat hetohej ndërkohë që dy dëshmitarë të prokurorisë, kanë pohuar se shtetasi N.P, u kishte shkuar në banesa dhe u kishte premtuar nga 20 mijë lekë të reja nëse votonin për Fredi Belerin.

Ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme dhe ambasadorja greke në Shqipëri pritet të takohen sot me Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshin të cilët ndodhen në paraburgim, pasi u arrestua për blerje votash, 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. 

Fredi Beleri, i akuzuar për blerje të 8 votave për 40 mijë lekë, do të qëndroj në masën e sigurisë “arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Vlorës, e cila pas vendimit shpalli mos kompetencë dhe dosja hetimore tashmë kalon në SPAK. Në burg është lënë edhe Pandeli Kokaveshi i akuzuar si bashkëpunëtor i Belerit në blerjen e votave të qytetarëve në Himarë. E pranishme në seancë ishte edhe ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi. Report Tv mëson se në sallën e gjyqit, kandidati i Berishës dhe Metës që kërkon një mandat në Himarë, deklaroi se nuk ka lidhje me akuzën. Beleri pretendoi para trupës gjykuese se në lokal, momentin kur u arrestua nga agjentët e policisë, ishte me të afërm të tij dhe se me lekët nuk kishin qëllim blerjen e votave.

Pazaret për blerjen e votave çuan në pranga kandidatin e koalicionit Berisha- Meta për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri një ditë më parë (12 maj) . Ai u arrestua bashkë me truprojën e tij Panajot Kokoveshi, pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët e Belerit dhanë 40 mijë lekë për votat e 8 personave. Kartmonedhat u sekuestruan ndërsa pas arrestimit, disa qytetarë nga Himara thanë se Beleri u ka ofruar deri në 10 mijë lekë për votë, por ato nuk i kanë marrë.

Ora 11:16
Arrestimi i Fredi Beleri, ambasadorja greke mbërrin në burgun e Vlorës

 

Ambasadorja greke në vendin tonë, Konstantina Kamitsi ka mbërritur në ambientet e paraburgimit në Vlorë. Ambasadorja greke do të takojë Fredi Belerin, ndërsa dosja e këtij të fundit sot i kaloi SPAK.

Ora 10:36
Djali i Fredi Belerit: Babai është arrestuar në mënyrë të padrejtë, kërkoj ndihmën e Greqisë! Rama e mori personale

1684143826_fredibeleri.jpg

Djali i Fredi Belerit ka dhënë një intervistë për mediat greke, ku komentuar arrestimin e të atit dy ditë para zgjedhjeve vendore. Ai thotë se të atin e ka takuat vetëm një herë të enjten e kaluar kur u arrestu, por ai konfirmon për mediat greke se gjendja e tij psikologjike është e mirë, ndërsa vetë Fredi Beleri ka kërkuar lehtësim të masës së sigurisë pais thotë se ka probleme shëndetësore.

“E kam takuar një herë të enjten pas arrestimit dhe dje, të martën, e pashë për herë të parë zyrtarisht për pesë minuta. Psikologjikisht është gur fatmirësisht, u gëzua sepse është një punë shumëvjeçare dhe u shpërblye”, ka thënë ai.

Ai ka cilësuar burgosjen e babait të tij të padrejtë, ndërsa ka thënë se kërkon ndihmën  e Greqisë dhe Europës për mos ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve në Himarë, pasi sipas tij ky është plani i qeverisë shqiptare.

“Ne duam ndihmën e Greqisë dhe Europës për të parandaluar çdo plan të qeverisë shqiptare për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve përmes burgosjes së padrejtë të babait tim”, theksoi ai dhe shtoi se “avokatët tanë na sigurojnë se çështja është qesharake dhe në shkresat e lëndës nuk ka asnjë provë kundër babait tim”.

Rama në 10 ditët e fundit kishte marrë përsipër përballjen në Himarë dhe thoshte se nuk do të tolerojë humbjen e zgjedhjeve, duke folur me karakteristika përçmuese si për babanë tim, ashtu edhe për të gjithë komunitetin e mërguar”, nënvizoi djali i tij Fredi Belleri dhe përfundoi. duke thënë se “nëse zgjedhjet do të ishin të lira fitorja do të ishte shumë më e madhe”, tha djali i tij Fredi Beleri.

Ora 09:40
Arrestimi i Belerit dhe Kokaveshit për blerje votash, mediat greke: Sekretari i Ministrisë së Jashtme vjen në Shqipëri, do të takohet me Belerin

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke Theoharis Lalakos pritet që të vijë sot në Shqipëri, ku do të takohet me Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshin të cilët ndodhen në paraburgim, pasi u arrestua për blerje votash, 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ai do të shoqërohet nga ambasadorja greke.

Mediat greke Newsbomb.gr shkruan se vizita e Theoharis Lalakos, vjen në kuadër të udhëzimeve nga Minisitri i Punëve të Jashtme në Greqi Nikos Dendias. Sekretari i Përgjithshëm do të informohet për gjendjen e tyre shëndetësore dhe kushtet e ndalimit të tyre, ndërsa në konsultim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri do të shqyrtohen veprimet e radhës për trajtimin e çështjes.

Njëkohësisht, në vijim të udhëzimeve përkatëse të Ministres së Jashtme greke, ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, ka kërkuar tashmë të takohet me Belerin. Ambasadori grek është në komunikim të vazhdueshëm me familjet dhe avokatët e tyre.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/05/2023 03:28

    /Timeo Danaos et dona ferentes!/- /Beware of greeks bearing gifts!/-Virgil (Eneida)-/Rruhuni nga greket qe vine me dhurata!/ Tek ne po vine me euro/leke para-zgjedhore,me pension special grek,me pashaporta greke dhe me <<premtim>> per mbeshtetje per ne BE. Shqiptare,kini kujdes nga Beleri dhe padronet e tij!

    Përgjigju
  • Linda: 17/05/2023 17:28

    Po ne famimjet e shqiptareve qe humben pjestaret ne perplasjen e trenave do shkoj ky zotnia? Per te kerkuar llogari jane te paret keta po per te dhene llogari nuk japin.

    Përgjigju
  • Napolon zerva: 17/05/2023 16:27

    Me fredi belerin deri ne vdekje..

    Përgjigju
    • Mustafa Qemal 1919: 17/05/2023 23:37

      Edhe ne Parajsê

  • Scutari: 17/05/2023 14:19

    Gjykata amerikane dënoi presidentin Trump dhe shqiptarët kanë frikë Belerin!! Kush të ketë shkelur ligjin të ndëshkohet si thotë ligji!

    Përgjigju
  • Yamaguchi: 17/05/2023 13:44

    Bo sa hipokrizi nga politika gerke, ka marr urdher nga miçogari ambasadorja. Nuk i plas shume per fshatarpseudogrekun-bellerin greqis, e kane diku tjeter interesin.

    Përgjigju
    • Faiku: 17/05/2023 14:27

      Nuk e more vesh qe e kan spiunin e tyre. Jo se keta tanet nuk e dinin.

  • Pune: 17/05/2023 13:37

    Do vij era bageti gjithe Himara kete behare. Gjergji Goro mund te kete 100 te zeza por Himaren e pastroi dhe e beri qytet. Edhe pronat jua kthehu himarioteve. Tu vij turp qe e shitet voten dhe i vute kazmen vendit tuaj.

    Përgjigju
  • alb: 17/05/2023 12:21

    aty te rrish te q pragun ty e gjith mbeshtetsve te tu qe folin greqisht ne shqipri

    Përgjigju
  • Beuilere Progonati me gjyshin grek: 17/05/2023 12:16

    Ambasadorja Kos tundi ne Burg me Bejlerin?Sa i shtrenjte per grueqine heroi terroristi grek

    Përgjigju
  • Alban: 17/05/2023 12:16

    Akoma koken ulur ndaj Greqise? Ca duhet te na bejme me ata o shtet plehre?

    Përgjigju
  • Termeti: 17/05/2023 12:15

    Nuk e kuptoj ç’fare kerkon Ambasadorja eGreqise te takoje z.Bejleri? Me problemet e qytetareve duhet te merret konsulli i ambasades jo Ambasadorja.

    Përgjigju
  • e drejta: 17/05/2023 11:48

    KALBENI NE BURG KETE FYTYRE QELBESINE..

    Përgjigju
  • Alb: 17/05/2023 11:23

    30 shqiptare u vran dhe u terturuane ne bugje ne greqi dhe ambasada shqiptare ne greqi si ra nermen. Shikoje diference se ca ban greku

    Përgjigju
  • Gripi: 17/05/2023 10:45

    Ceshtja eshte ne proces hetimor dhe askush pervec avokatit nuk ka te drejte ta takoje. Zyrtari grek ti marre informacionet qe kerkon nga avokati. Beleri e ka pak burgun dhe i biri qe kerkon ndihme nga greqia dhe europa duhet t'ja kujtojne qe gjaku i dy deshmoreve te atdheut po therret per drejtesi dhe shpagim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?