Në dhjetor, rekord historik për importin e produkteve farmaceutike! INSTAT: Në 2021 janë importuar 31.6 mld lekë ilaçe

17 Janar 2022, 16:17| Përditesimi: 17 Janar 2022, 21:22

  • Share

Shtimi i rasteve me COVID-19, përhapja e varianteve të reja si dhe virozat e stinës kanë çuar në vlera rekord importin e produkteve farmaceutike. Vetëm në muajin dhjetor të vitit të kaluar sipas të dhënave të INSTAT janë importuar 3.9 miliardë lekë produkte farmaceutike, që është shifra më e lartë e regjistruar pas 90’.

Kurse përgjatë gjithë vitit të kaluar vendi ka importuar 31.6 miliardë lekë medikamente, që është një vlerë rekord, dhe ka tejkaluar edhe të dhënat e 2020 kur kërkesa për medikamente ishte më e lartë prej nisjes së pandemisë. Në vitin 2020 u importuan 25.2 miliardë lekë, nga rreth 24.2 miliardë lekë që ishin importuar në 2019.

Shkak për këtë rekord është padyshim pandemia e COVID-19, dhe nevoja për medikamente, por ndikim në këtë vlerë të lartë kanë edhe virozat e stinës që gjatë muajve të fundit janë përhapur në masë. Por po ashtu në vlerën e importeve përfshihen edhe vaksinat anti-COVID. Por edhe luhatjet e çmimeve të ilaçeve ka sjellë rritje të vlerës së importuar.

Sektori i farmaceutikës ndryshe nga shumë biznese të tjera ka realizuar shitje ne maksimum dhe ka rritur fitimet gjatë pandemisë për shkak të kërkesës së lartë për ilaçe, kryesisht vitamina, antibiotikë apo shurupe që lidheshin me COVID-19, por pa lënë pas edhe medikamentet e tjera.

Importi i produkteve farmaceutike
Viti 2021    31,654 mld lekë
Viti 2020    25,238 mld lekë
Viti 2019    24,275 mld lekë

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?