Në fillim të Vitit të Ri, merr flakë një apartament në një pallat në lagjen 'Don Bosko' në Tiranë! Drejtori i Policisë, Gledis Nano: Në banesë nuk ka persona të lënduar

1 Janar 2022, 00:16| Përditesimi: 1 Janar 2022, 02:02

  • Share

TIRANË- Një apartament në pronësi të shtetasit G. B ka marrë flakë në lagjen Don Bosko në Tiranë. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale! Zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar flakët.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano tha në një prononcim për mediat nga sheshi 'Skënderbej', se në banesë nuk ka pasur persona, ndërsa po punohet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

'Është një banesë, kemi marrë njoftim. Po marrim masa për shuarjen e zjarrit. Në banesë nuk ka asnjë person të lënduar. Për shkakun do të ketë një njoftim tjetër për shtyp.'- tha drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Më tej drejtori i Policisë së Shtetit, tha se deri tani nuk ka pasur asnjë indicdent. Ndërkohë policia ka reaguar për ngjarjen.

'Me datë 01.01.2022, rreth orës 00:10, në "Don Bosko", ka rënë zjarr në katin e katër të një pallati, në banesën në pronësi të shtetasit G. B., ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.  Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.'- njofton policia.

 

Pamje nga zjarri

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polici: 01/01/2022 22:03

    Semundje e vjeter....Nuk i takon drejtorit te pergjithshem te merret me nje ngjarje ne dukje aksidentale! E shumta me te duhet te merret oficeri i gatshem dhe polici i zones.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?