Në fund të "Rrojë Partia"!

5 Korrik, 06:59| Përditesimi: 5 Korrik, 08:48

  • Share

Në kohën kur duhet të mendonin për ngritjen, aksionin e kauzat, u turrën pas posteve dhe ofiqeve! Luftë e madhe bëhej kush të kishte e të merrte nga dy poste, tre e pse jo edhe katër edhe në Kryesi, sekretariat, Keshill Kombëtar, Kolegjin e Kryetarëve, deputet,  Komisione Parlamentare, Këshilltar Bashkie edhe në lartësi! Aktivitetet i bëni vetë e turreshin me vrap të zinin vendet "Vip" për veten e tyre!

Paradite ishin në tryezën e peshkut si specialistë të midhjes e pasdite uleshin si specialist të luleve për bujqësinë! Ama për hapje serioze e për prurje serioze as që e kishin mendjen! E kishin mendjen top se do të merrnin gjithçka e kjo gjithçka do ju mjaftonte vetëm atyre! E gjithë kjo në fund baraz me hiq! Ani s'ka gjë se në kohë sfidash këta të ofiqeve ikin me vrap pa asnjë përgjegjësi për dëmet e kostot që kanë shkaktuar!

Desh harrova: ideja brilante është të bëjmë "Kooperativën Shkëndija" dhe herë me lëndën e parë e herë me punë kolektive misionin t'a çojmë përpara! Në një aktivitet duhet të lirohej karrika, sepse një sekretar donte të ishte afër një deputeti!

Eh sa gallata e çudira! Në një aktivitet tjetër të gjithë drejtuesit ishin edhe në panele e s'kishte karrike edhe për të tjerë! Një rast tjetër s'kishte më hapësirë sepse të gjitha pozicionet ishin mbuluar nga të njëjtat e nëse bëhej ndryshe prisheshin ekuilibrat dhe binte ndërtesa! Diasporën e lam fare pa sekretariat, sepse ai që ishte nuk hiqej dot edhe pse formalisht ishte në tre ose katër poste të tjera e me emigracionin realisht s'kishte asnjë lidhje, as formale e as informale! Flisnin për Diasporën pa pasur asnjë nga diaspora!

Diaspora çështje e madhe, por pa përfaqësues të saj, se këta prishnin ekuilibrat e të mëdhenjve e vinte struktura! Për hapje zbehej fjalë, sepse "kupola" ishte ngjeshur aq shumë sa ngjante dikur me mbushjen e autobusit të linjës së Kombinatit! Idealistët e mbrojtën kauzën dhe logon, kur të tjerët fshiheshin, por në kohë kërkesash e privilegjesh ishin po "Ata" që merrnin gjithçka dhe të gjitha! E dini pse? E bënin mos me prish ekuilibrat që të mos binte e gjithë ndërtesa

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ha Muço!Pi Muço!: 05/07/2024 13:01

    Djalosh!Si ç'eshte vendi behet kuvendi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?