Foto ilustruese

Në katër qytete të ndryshme, Tirana gjen shtëpi për ndeshjen e Superligës larg kryeqytetit

7 Nëntor, 12:54| Përditesimi: 7 Nëntor, 13:22

  • Share

KF Tirana këtë sezon është duke u përballur me probleme të mëdha sportive, financiare dhe drejtuese. Si të mos mjaftonin këto, një fitore në 12 javë dhe zëvendësimi i Bledi Shkëmbit me Gugash Maganin në stol, Tirana ka mbetur edhe pa stadium.

Për javën e 13-të në Superligë, Tirana luan kundër Bylis dhe sfida e së dielës është programuar për në orën 17:00 në ‘Niko Dovana’ të Durrësit. Pas Vlorës, Korçës dhe Lushnjës, tanimë Tirana shtegton në Durrës për një stadium.

Kujtojmë se ‘Selman Stërmasi’ është në kushte jo të duhura për futboll, ndërsa stadium Kombëtar ‘Air Albania’ po mbahet në kushte optimale për ndeshjet e Kombëtares në Ligën e Kombeve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?