Klajdi Mansaku

Në kërkim nga autoritet shqiptare, i riu vetëvritet në Spanjë! Mik i ngushtë i Cllevio Serbianos

20 Nëntor, 10:37| Përditesimi: 20 Nëntor, 10:41

  • Share

SPANJË- I riu Klajdi Mansaku, i cili rezulton në kërkim nga autoritetet shqiptare, raportohet se i ka dhënë fund jetës në Spanjë. Dyshohet se Mansaku, 26 vjeç, u vetëvra në shtetin spanjoll.

Familjarët dhe miqtë e tij u njoftuan për vetëvrasjen e të riut mbrëmjen e 19 nëntorit. Ende nuk dihen arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti.

Mansaku rezulton i kërkuar nga autoritet shqiptare për një ngjarje të ndodhur më 15 prill 2023, ku pas një debati në rrjetin social TikTok, tentoi që të vrasë me armë dy të rinj Jurgen Vrioni dhe Arbi Haxhiu. Të dy mbetën të plagosur, ndërkohë që u arrestua edhe Sheflid Karat, bashkëpuntori i Mansakut.

Mediat online raportojnë se i riu është hedhur nga kati i 10-të i një pallati dhe ka gjetur vdekjen. I ndjeri njihet edhe si mik i ngushtë Cllevio Serbiano, një personazh i njohur në rrjetet sociale, sidomos në TikTok, i cili është angazhuar edhe në tregun e muzikës rep.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?