Ish-kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, foli për Report Tv nga Pallati i Kongreseve ku është e pranishme për të marrë pjesë ne Kuvendin e PD që ka thirrur Sali Berisha. Ademi tha se procesi i deritanishëm është pozitiv por duhet më shumë hapje e partisë.
“Ka një nevojë për tu bërë bashkë, për të bërë opozitë të vërtetë. Ky është mesazhi në këto kohë të vështira edhe për situatën në vend. Ky proces duhet të vijojë,. Ne jemi në gjysmë të udhëtimit. Ka nevojë për një hapje të vazhdueshme. Koha e shkurtër nuk e ka mundësuar. Ta bëjmë në mënyrë të vazhdueshme. Njerëzit po i bashkohen frymës së ringritjes së Partisë Demokratike. Kjo është më e rëndësishmja. Gjithpërfshirja në proces, pasi kishte shumë kandidatë, nuk tregon përçarje. Fakti që ky proces ndodh i lirë është një hap pozitiv që PD po bën. Nga ana tjetër ka nevojë për të përfshirë të tjerë”, tha ajo.
Gazetarja Danjela Maloku e pyeti për braktisjen që i kanë bërë këtij Kuvendi deputetët demokratë të Shkodrës dhe tha se gjithsecili ka vlerësimin e vet.
“Unë kam një votë dhe unë për atë votën time flas. Secili ka vlerësimin e vet. Përfshirja e demokratëve në shumicë ka demonstruar se ka një dëshirë dhe vullnet për bashkim. Se pse nuk kanë ardhur deputetët pyesni ata”, tha Voltana Ademi në Report Tv.
Lajmi kryesor:
'Rithemelimi' mbledh Kuvendin! Berisha rrëzohet teksa merr fjalën! Braktiset nga shumica e deputetëve të PD! Ndryshime statutore, më 22 maj zgjidhet kryetari i ri i partisë! Shkarkohet Alibeaj
K.T.//ReportTv.al