Ndonëse Komisioni i Venecias vendosi ne dispozicion opinionin përfundimtar për cështjen e shkarkimit të presidentit Meta, Komisioni Hetimor ende nuk është mbledhur për të shqyrtuar këtë raport. Kryetari i Komisionit të Posacëm Hetimor Ulsi Manja, në një intervistë për Report tv thotë se raporti i Venecias do të diskutohet në mbledhjen e radhës, që do të jetë javën e ardhshme.
“Nuk ka ngecur puna. Komisioni Hetimor do të mblidhet për të përfunduar sipas planit të hetimit punën e vet. Duke marrë parasysh dhe axhendën e anëtarëve të komisionit hetimor besoj se do mblidhemi javën e parë të nëntorit.
Përvec raportit komisioni hetimor do administrojë duke zbatuar me korrektësi kërkesat e ligjit për informacionin e klasifikuar si sekret shtetëror edhe materialin që është vënë në dispozicion nga “Presideni i Republikës, që sipas tij i ka shërbyer si bazë për zhdekretimin e datë së zgjedhjeve 30 qershori. Do ketë dhe një diskutim nga anëtarët lidhur me përmbajtjen e të gjitha provave, do merret në kontekst me atë që tha presidenti në seancë dëgjimore për të arritur në një konkluzion të saktë” tha Manja.
Sipas Manjës, Komisioni i Posaçëm Hetimor është në hapat e fundit dhe se brenda nëntorit ky komision do të ketë përfunduar veprimtarinë e tij. “Sipas vendimit të Kuvendit, Komisioni do duhet ta përfundojë hetimin e tij para datës 8 tetor, por në vlerësimin tim, komisioni është në hapat e fundit të punës së tij. Besoj që veprimtaria dhe raporti për seancën plenare do mbyllet brenda muajit nëntor”.
Por cfarë ka konstatuar Komisioni Hetimor nga gjithë materialet e mbledhura deri më tani për hartimin e raportit përfundimtar mbi shkarkimin e presidentit Meta për zhdekretimin e 30 qershorit? “Presidenti vetë e ka thënë që Kushtetuta më jep të drejtën të caktoj datën e zgjedhjeve, por kur argumenton anulimin e datës së zgjedhjeve niset nga konsiderata Kushtetuese. Nuk ka një bazë të qartë kushtetuese” përfundoi ai.
jo ta hiqni por ta procedoni per mijera krime qe ka bere .
PërgjigjuO Ulsi Manja po çe zgjasni ktë muhabet bëni dhe ju një pun të mir qëroheni atë hajdutin me bllok në dor nga Presidenca jasht me shkelma. Ai është strumbullari i 500 të zezave sëbashku me buçen e tij monika. Heqja e tij nga presidenca është e vetmja gjë e mir që do bëni o PS se dhe ju e keni qelbur e keni bër balt me vjedhje e me pislliqe nga më të ndyrat.
Përgjigju