TIRANË - Analisti Namir Lapardhaja foli sot në Report Tv lidhur me primaret e Berishës, teksa listës i janë shtuar edhe ish-prokurori Arjan Ndoja, ish-gjyqtari Gjin Gjoni dhe ish-gjenerali Xhemal Gjunkshi që i dha tokën tek ish-klubi Partizanit, Malltezit. Lapardhaja thotë për Nertil Agalliun se në fund fare pavarësisht primareve do jetë Berisha ai që do vendosi.
'Do jetë Berisha sërish ai që do vendos listën e deputetëve,. Do krijojë listë me ushtarë besnikë që do i duhen për të justifikuar atë që do e presë pas 11 majit.'
Sa i përket listës së primares, Lapardhaja thekson se nuk ka standard dhe opozita nuk po sjell një alternativë që ta tejkalojë mazhorancën.
'Kur diskutohet për standarde duhen standarde, rregullat nuk janë bërë për tu thyer. Në çastin që thyejmë rregullat e partisë do të thotë që ligji dhe rregulli jam unë. Për të ardhur keq ku njerëz të larguar nga sistemi i drejtësisë për korrupsion, për lidhje me botën e krimit, gjejnë strehë në forcën opozitare. Dikur PD i ka dhënë shpresë shqiptarëve, tani duket si grumbull ku bashkohen të gjithë ata që kanë probleme me ligjin. Ish prokurori i Durrësit iu bë atentat dhe ishte me një personazh të shënjuar, por edhe persona që gjejnë strehë te Berisha, grupi që kërkon të ndërtojë nuk mundohet të japi shpresë, por i bën bashkë interesa të ngushta. Interesi më i madh për të sulmuar drejtësinë. Ata që ftohen çdo natë në televizione janë ish-prokuror që janë larguar nga sistemi për korrupsion dhe japin vendime për veprime të SPAK. Kemi një lloj bashkimi ndërmjet paligjshmërisë dhe politikës. Për të ardhur keq, që kemi pushtet të korruptuar por dhe një lloj opozite që nuk mendon ta tejkalojë mazhorancë me alternativë por e lufton mazhorancën me të njëjtat metoda.'
Sulmet ndaj drejtësisë, Lapardhaja i shikon si mosdashje të Berishës dhe Ramës për një drejtësi të pavarur.
'Janë koherentë për sa kohë vendimi i drejtësisë është në favor të tyre. Rama dhe Berisha këtë lloj drejtësie të pavarur nuk e duan, sepse janë mësuar me një drejtësi si e djeshmja, që duhet të qëndrojë larg tyre.'
Më tej Lapardhaja foli dhe për emërimin e ish-ambasadores Yuri Kim në Shqipëri, si e dërguar e DASH për monitorimin e fondeve për Ukrainën.
'SHBA mbeten SHBA. Kjo lloj politike e Berishës, është mësuar me linçimin. Zonja ambasadore është një diplomate karriere. Duhet të mbash përgjegjësi për fjalët para publikut. Këta nuk mbajnë përgjegjësi. Vështirë të kemi standarde me këto politikanë. Ditën e djeshme nxorën një lajm sikur në Kongres u fol për Berishën. Në po të njëjtën çast ish-ambasadorja është emëruar nga DASH në një pozicion tjetër të lartë. SHBA kanë punët e tyre. Sherret nuk janë për Berishën por për fondet e USAID, sipas parimit që Amerika është e para.'
Komente
