Nazif Ajrofski

Sekuestrimi i 324 kg kokainë në Portin e Durrësit në vitin 2021, arrestohen në Maqedoninë e Veriut 4 persona! Dyshohet se bashkëpunuan me Nazif Ajroskin

5 Prill 2023, 10:24| Përditesimi: 5 Prill 2023, 12:58

  • Share

TIRANË- 4 shtetas janë arrestuar në Maqedoninë e Veriut si të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike të kryera në kuadër të një grupi të struktura kriminal. Dyshohet se personat e arrestuar dyshohet se kanë bashkëpunuar me të pandehurin Nazif Ajroski, i cili në qershor të vitit 2021 tentoi që të trafikonte përmes Portit të Durrësit një sasi prej 324 kg e 400 gram kokainë.

Nazif Ajroski është shpallur fajtor dhe dënuar nga GJKKO me 8 vite burgim për trafik të lëndëve narkotike, grup të strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Ai u akuzua nga SPAK pasi tentoi që të trafikojë nga Porti i Durrësit për në Itali të sasisë prej 324 kilogram e 400 gram lëndë narkotike të llojit kokainë, të paketuar në 300 (treqind) pako të mbështjella me natriban, lëndë narkotike e cila ishte vendosur në një hapësirës së përshtatur mbi serbatorin e një kamioni me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili drejtohej nga i pandehuri (kokainë e sekuestruar në datën 18.06.2021).

I pandehuri Nazif Ajroski është akuzuar për faktin e tentativës për të trafikuar nga Porti i Durrësit për në Itali të sasisë prej 324 kilogram e 400 gram lëndë narkotike të llojit kokainë, të paketuar në 300 (treqind) pako të mbështjella me natriban, lëndë narkotike e cila ishte vendosur në një hapësirës së përshtatur mbi serbatorin e një kamioni me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili drejtohej nga i pandehuri (kokainë e sekuestruar në datën 18.06.2021).

I pandehuri Ajroski u dërgua për gjykim dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka deklaruar fajtor për akuzat e mësipërme dhe e ka dënuar me 8 (tetë) vjet burgim.

Pas dërgimit për gjykim të të pandehurit Nazif Ajroski, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vazhdoi hetimet në një proçedim penal të ndarë, për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Me qëllim zbulimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal u krijua një Skuadër e Përbashkët Hetimore mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë Themelore Publike të Ndjekjes së Krimit të Organizuar dhe të Korrupsionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas një hetimi të përbashkët disamujor dhe kryerjes së shumë veprimeve hetimore, në datën 03.04.2023 autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut arrestuan katër shtetas si të dyshuar për veprat penale të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të arrestuarit dyshohet se kanë bashkëpunuar me të pandehurin Nazif Ajroski në tentativën për të trafikuar përmes Portit të Durrësit të sasisë prej 324 kg e 400 gram kokainë, e sekuestruar në datën 18.06.2021.

Falenderojmë Prokurorinë Themelore Publike të Ndjekjes së Krimit të Organizuar dhe të Korrupsionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore.’- njofton SPAK.

Sasia e kokainës u kap në Portin e Durrësit më 18 qershor, të fshehur në serbatorin e kamionit që drejtohej nga Ajrofski. Kokaina ishte e ndarë në 300 pako, të cilat ishin të stampuara me logo të ndryshme të firmave të njohura të shtëpive të modës, klubeve të futbollit apo imazhin e Whiskyt të famshëm brazilian.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?