Politikë

Në shtator sërish 'rinumërim', KQZ hap 10% të kutive por s'ka ndikim në rezultat! Këqyrja, proces për transparencë e verifikim, shkeljet do të referohen në prokurori

13 Gusht 2021, 13:21| Përditesimi: 13 Gusht 2021, 16:31

  • Share

Ndonëse zgjedhjet e 25 prillit janë certifikuar tashmë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të hedhë edhe një hap të fundit për të vërtetuar rregullsinë e procesit zgjedhor.

Në shtator, KQZ do të rinumërojë 10% të qendrave të votimit, ose rreth 520 kuti, proces që njihet si këqyrja e mëpasshme e fletëve të votimit dhe e materialit zgjedhor me qëllim për të parë nëse janë kryer parregullsi apo pasaktësi në veprimtarinë e administratës zgjedhore përgjatë procesit të numërimit të votave. Por pavarësisht këtij procesi mandatet nuk preken, pasi ato tashmë janë të certifikuara KQZ.

Përzgjedhja e kutive do të bëhet në mënyrë rastësore.

“Këqyrja lejohet të bëhet vetëm pasi të jetë shpallur rezultati përfundimtar, të jenë përmbyllur procedurat ankimore dhe zgjedhjet të kenë përfunduar. Ky rregull nuk vlen për këqyrjen që bëhet në kuadër të procesit ankimor, si mjet për sigurimin e provës” thuhet në nenin 167/2 të Kodit Zgjedhor që përcakton edhe rregullat sesi duhet kryer rinumërimi.

Gjatë rinumërimit të 520 kutive do të bëhet edhe kryqëzimi i të dhënave, me ato të pajisjes së identifikimit biometrik, që u përdorën për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit. Nëse do të ketë mospërputhje të të dhënave, rastet do të referohen në prokurori për verifikime të mëtejshme. 

Neni 167 i Kodit zgjedhor 
 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alsh: 13/08/2021 12:41

    Po vrasjet dhe veprat terro**zuese qe u bene gjate fushates, a do dergohen ne prokurori?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?