Një vizitë në shtëpinë e dy personazheve që patën rol kyç në ngjarjet që i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë. Si ishin muajt në prag të 28 Nëntorit 1912 dhe ç'rol luajtën këtë ngjarje historike Syrja bej Vlora dhe i biri Eqrem Bej Vlora. Ervin Vlora, nipi i Eqrem Bej Vlorës, na pret ne shtëpinë e gjyshit të tij dhe na tregon shume thesare nga historia kombëtare por edhe ajo e familjes se tij.
109 vjet më parë, në sarajet e familjes Vlora, diskutohej më shumë se kurrë për fatet e Shqipërisë. Gjysma e dytë e vitit 1912, në letërkëmbimet dhe raportet e shumta të kancelarive europiane përmendej aktiviteti i ngjeshur patriotik, i burrave të kësaj familje, Syrja bej Vlora, Ismail Bej Vlora, Eqrem Bej Vlora, Xhemal bej Vlora, etj….
Ata ishin angazhuar të gjithë për një qëllim, në bashkëpunim të ngushtë me shumë patriot të tjerë nga familjet më në zë në gjithë trojet shqiptare dhe po organizoheshin për të mbajtur një kuvend mbarëkombëtar ku do të vendosnin për fatet e Atdheut. Për ngjarjet e rëndësishme të muajve Korrik, Gusht, Shtator, Tetor, dhe Nëntor 1912, ku ishin përfshirë sidomos Syrja Bej Vlora dhe i biri Eqrem bej Vlora, ekipi i Report Tv, ka zhvilluar një bisedë me Ervin Vlorën, nipin e Eqrem Bej Vlorës. Së fundi ai ka restauruar edhe shtëpinë e gjyshit, e cila përgjatë gjithë viteve të komunizmit ishte shkatërruar pothuajse plotësisht, duke bastisur, grabitur e djegur, shumë pasuri të paçmueshme që gjendeshin në shtëpinë e këtij patrioti të madh.
Z.Vlora, faleminderit që na mikpritët në shtëpinë tuaj, në një ditë të veçantë për të gjithë ne, festën e Pavarësisë së Shqipërisë. Stërgjyshi juaj, Syrja Bej Vlora dhe gjyshi, Eqrem Bej Vlora, patën një rol të veccantë në ato ditë vendimtare kur u vendos fati i Shqipërisë. Që prej korrikut 1912, kur u organizua Kuvendi I Sinjës pranë Beratit, ku edhe aty patën nëj rol të veçantë, gjithë muajt që I paraprinë shpalljes së pavarësisë, ishin të ngjeshura si për syrja bej Vlorën ashtu edhe ër djalin e tij Eqrem bej Vlorën, muaj të ngjeshur me vepra dhe përpjekje të pafund për organizimin e Kuvendit të Vlorës. Cilat qenë disa nga angazhime e tyre konkrete në këto muaj?
Syrja bej Vlora ishte një ndër kryesorët e Pavarësisë së Shqipërisë. Syrja bej Vlora dhe Ismail bej Vlora kanë qenë kushërinj të parë, i njëjti trung, e njëjta familja që luftoi për pavarësinë e Shqipërisë. Në këto kohë në 1912, Syreja Bej Vlora ishte një ndër kryesorët e pavarësisë së Shqipërisë. Syreja Bej Vlora dhe Ismail Bej Vlora, kanë qenë të dy kushërinj të parë, ka qenë i njëjti trung, e njëjta familje që luftoi për pavarësinë e Shqipërisë. Në këto vite Syreja Bej Vlora krijoi, ringriti të gjithë njerëzit më fisnikë, më me influencë, më atdhetarët që donin Shqipërinë të pavarur. Dhe arriti të mblidhte të gjithë delegatët për në Vlorë, por në këto momentet e para diku në ato muaj para së flamuri të ngrihej në Vlorë, Syreja Bej Vlora, stërgjyshi jonë, shkoi në Shkodër. Në ato momente të vështira për gjithë Shqipërinë edhe qyteti i Shkodrës kishte probleme por që ai arriti me shumë përpjekje të mëdha. Biles, nga ku Syreja Bej Vlora ishte një mik shumë i ngushtë me Kontin Bertol. Mbas disa takimesh që Syreja Bej Vlora pati në Shkodër, në Malin e ZI, ai u blloku atje dhe nuk e pati më mundësinë që të mbërrinte në Vlorë për ditën e ngritjes së flamurit. Në këtë kohë Ismail Bej Vlora kushëriri i tij, zbret në Durrës dhe niset shumë më shpejt. Këta ishin njerëz që nuk kishin asnjëlloj negativiteti, asnjëlloj keqdashje me njëri-tjetrin por ishin bashkë për një çështje shumë të madhe që ishte çështja shqiptare. Me të mbërritur në Vlorë Ismail Bej Qemali, i gjeti të gjitha strukturat, të gjitha gjërat të përgatitura nga Syrja Bej Vlora dhe në atë ditë u shpall pavarësia. Kontributet e Syreja Bej Vlorës, në këtë çështje janë shumë të mëdha, sikurse edhe të Eqerem bej Vlorës. Madje, Ismail bej Vlora në momentin kur do të shpallnin Pavarësinë pyet, - Ku është, nipi im, Eqerem Bej Vlora? I thonë- është në Kuç, në zonën e Himarës, po lufton me grekërit. Sepse ishte komandanti i çetave të Kuçit në atë kohë. Atëherë ai i dërgon një letër ku i shkruan “nipi im i dashur të kthehesh sa më parë në Vlorë dhe komandën mund t’ja lesh një njeriu të besuar”!. Në fund thotë: “Nipi im i mirë”! Për dy ditë, im gjysh në kujtimet e tij, 1885-1925- tregon se ai atë ditë, të nesërmen kthehet në Vlorë.
Do t’ju tregoj edhe diçka: “në një takim që Eqerem Bej Vlora ka patur në Parlamentin turk me ministrin e asaj kohe Turhan Pashën; Turhan Pasha i ka deklaruar se ju po e kërkoni pavarësinë e Shqipërisë me ngulm!- Po, jam dakort- i tha -Por ju po bëni një gabim madhor sepse ditën kur ju do t’ju mbarojnë tokat e perandorisë tonë do të mblidheni në një rrip tokë të quajtur Shqipëri!? Dhe im gjysh thotë: - ndoshta kishte të drejtë! Fatet historike e çuan në situatat që gjendemi edhe sot. Ndoshta kishte të drejtë,- edhe unë i qëndroj kësaj.
Po ashtu edhe Syrja Bej Vlora pati shumë dominim në të gjitha trevat shqiptare. Në Stamboll në shtëpinë e Syreja Bej Vlorës në sheshin Taksim, është bërë një mbledhje që atje u vendos dhe kjo situatë, kjo organizim që do bëhej për pavarësinë e Shqipërisë. Ku morrën pjesë edhe Bushatllinjtë e Shkodrës, ku mori pjesë edhe Esat Pashë Toptani që ishte kunati i tij, e shumë njerëz që patën këta mbështetje rreth vetes. Atje vendosën dhe më vonë u hap situata në të gjithë vendin.
Ka shumë rrëfime rreth të vërtetës së flamurit që u ngrit atë ditë në Vlorë. Si erdhi në Shqipëri ky flamur?
Me sa di unë, nga goja e gjyshes time; flamuri në një darkë që kanë qënë në Francë, nga stërnipi i Gjergj Kastriot Skëndërbeut i është dhuruar Eqerem Bej Vlorës, gjyshit tim, duke i kërkuar në atë darkë me shumë dashamirësi, me shumë bujari, dhe me shumë besim që Eqerem Bej Vlora t’ja dhuronte Shqipërisë, Vlorës, flamurin që Gjergj Kastriot Skënderbeu, ngriti në Krujë. Ky ishte një besim që vinte si rredhojë e një lidhje gjaku që kishte midis familjes Vlora dhe Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Me sa di unë e shoqja e Gjergj Kastriot Skëndërbeut, ishte nga Kanina, po ishte nga Vloraj, ishte nga kjo familje. Pra nga ajo darkë, flamuri që do ngrihej në Vlorë iu dhurua me shumë besim gjyshit tim Eqerem Bej Vlora për nder të miqësisë dhe gjakut që ata i lidhte. Këto janë në bazë të kujtimeve të gjyshit tim por edhe rrëfime nga gjyshja ime.
Kur delegacioni me në krye Eqerem Vlorën kthehet nga Franca së bashku me flamurin e besuar, perandoria osmane ka bërë një kontroll të imtësishëm në det . Dhe gjyshja ime zonja Adije Vlora, më ka treguar që vjehërra Mirije Toptani Vlora e ka fshehur flamurin në tubin e sobës. Ky veprim arriti të habisë edhe perandorinë osmane e cila u çudit sesi ka mundësi që ky flamur mbërriti në Vlorë. Biles Ismail Bej Qemali, kushëriri i parë i Eqerem Vlorës, kur erdhi, ishte një moment kur ju drejtua Abaz Akaninës, një burrë shumë i lartë, një firmëtar i pavarësisë, një njeri me shumë vlera, një mik i familjes Vlora, dhe ai tha; Po e di unë ku është flamuri! Por në këtë kohë gjyshi ishte në Himarë dhe në Kuç. –Flamuri është te koka e krevatit të Eqerem Beut në dhomë!. –Do shkoj ta marr. Pra flamuri është marrë nga dhoma personale e fjetjes të Eqerem Bej Vlorës, të gjyshit tonë. Dhe flamuri u ngrit.
Mes shume dokumenteve të botuara me inisiativën e familjes tuaj, në “Vëllimin I” të veprës së Syrja dhe Eqrem bej Vlorës, kemi shkëputur për të publikuar, një pjesë të raportit konfidencial të konsullit austro-hungarez në Vlorë, Leyhanec, dërguar Minsitrit të punëve të jahstme, kontit Berchtold. Aty zbulohen detaje mjaft kurioze nga atmosfera por dhe ngjarjet e ditës së shpalljes së Pavarësisë.
Ja çfarë shkruan ndër të tjera konsulli Leyhanec:
Kuvendi Kombëtar i jashtëzakonshëm u mblodh dje në oren 2 pasdreke, në shtëpinë e kryetarit të bashkisë, Xhemil bej Vlorës. Pas shqyrtimit e pranimit të mandateve ta delegateve, situaten, theksoi Ismail Qemal beun, i cili duke përshkruar sh Kuvendi degjoi nevojčn e marrjes së një vendimi të shpejtë për ruajtjen e interesave te vendit. Kuvendi vendosi unanimisht proklamimin e Pavaresise së të gjithë Shqipërisë dhe njoftimin pa humbur kohë të Fuqive të Medha dhe të shteteve ndërluftuese [ballkanike]. Njëkohesisht, Ismail Qemal beu u zgjodh kryetar i qeverisë provizore dhe u ngarkua me formimin e kabinetit, respektivisht te komitetit ekzekutiv. Sipas propozimit te Veli Efendiut nga Gjirokastra, imzot Kaçorri famulltar i Durrésit, i cili kryesonte Asambleně Kombëtare në krah të Ismail Qemalit, u miratua me brohoritje si zëvendës i tij.
Me pas, aty afër orës 4 pasdreke, te dera e shtëpisë së Xhemil beut, u ngrit flamuri kombëtar, një shkabë dy krenare e zeze brenda në fushë të kuqe. Proklamimi i Pavarësisë se Shqipërisë iu njoftua popullit që priste jashtë, i cili e priti me gëzim dhe entuziazëm.
Pastaj një turmë njerëzish përshkoi rrugët e qytetit, duke kënduar dhe brohoritur. Ajo qëndroi përpara konsullatës sonë dhe shpërtheu në brohoritje të stuhishme duke thirrur "Rroftë Shqipëria! Rroftë Austria!", thirrje te cilat u shoqëruan me duartrokitje. Unë falenderova nga dritarja kolonën, duke tundur kapelën dhe thirrur "Rroftë Shqipëria!". Pastaj kolona shkoi para konsullatës italiane ku u bënë manifestime të njëjta. Zoti De Facendis u duk gjithashtu në dritare dhe falënderoi duke thirrur tri herë "E viva l'Albanis [Rrofte Shqipëria]!"
Para nënkonsullatës ruse nuk u bë asnjë manifestim. Flitet se u dëgjuan vetëm disa thirrje të izoluara: "Rrofte Drejtësia!".
Ismail Qemal beu, i cili ditën e mbërritjes së tij, i kishte bërë vizitë konsullatës së këtushme perandorake dhe mbretërore [të Austro Hungarisë] dhe konsullatës italiane, nuk i ka rezervuar deri më sot të njëjtat konsiderata nënkonsullit rus të nderit, zotit Çika, një shqiptar ortodoks vendas, te cilin e njeh privatisht. Deri më sot midis tyre nuk ka ndodhur as dhe një komunikim. Sipas ftesës se Ismail Qemal beut, mbrëmjen e datës 28 të këtij muaji, une dhe kolegu im italian shkuam në banesën e tij (në shtëpinë e tregtarit të madh Hasan Sharra). Aty ai na përshkroi zhvillimin e bisedimeve në Kuvendin Kombëtar si dhe rezultatin provizor të tyre. Ai na u lut për të vënë në dijeni qeveritë tona dhe për të kërkuar përkrahjen dashamirëse të tyre, për shtetin e ri shqiptar. Me këtë rast ai përmendi dhe shqetësimin e tij për përparimin e trupave serbe, në drejtim të Tiranës, të Durrësit, të Elbasanit, pa marrë parasysh njoftimin për proklamimin e Pavarësisë së Shqipërisë. Nga ana tjetër, ai lavdëroi grekët në Himarë, të cilët me të parë flamurin shqiptar, kinse paskan pushuar zjarrin dhe paskan pritur ndërmjetësit shqiptarë, të cilët u kanë shpurë një lajmërim me shkrim të proklamimit të pavarës së Shqipërisë. Më pas luftimet kanë pushuar përfundimisht. Një tjetër shqetësim për qeverinë shqiptare ka munděsi të krijohet prej lajmit se në Berat dhe në Lushnjë janë duke hyrë kontingjente trupash turke të mundura dhe në gjendje të shkatërruar. Çështja e furnizimit të tyre ka mundësi që të krijojë vështirësi të mëdha. Sot në mëngjes, flamuri kombëtar u ngrit edhe në godinën qeveritare, në ndërtesën e nënprefekturës, atë të bashkisë dhe në zyrën e doganës në Skelë.