Java e 8-të e Superligës në futboll do të nisë të premte (sot) me ndeshjen Dinamo - Laçi. Ky takimi do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 19:00.
Të shtunën do të zhvillohen dy sfida të tjera të javës së 8-të. Partizani do të përballet me Bylisin në “Arenën e Demave”, ndërsa Skënderbeu do të presë në Korçë, Egnatian. Të dyja takimet do të luhen në 19:00.
Java e 8-të do të ulë siparin të dielën. Në mbrëmje, në 19:00 do të luhen dy ndeshjen e fundit. Në stadiumin “Niko Dovana” Teuta do të përballet me Tiranën, ndërsa Vllaznia - AF Elbasani do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Superliga, raundi 8-të ora 19:00 :
E premte, 4 tetor 2024
Dinamo - Laçi
E shtunë, 5 tetor
Partizani - Bylis
Skënderbeu - Egnatia
E diel, 5 tetor
Teuta - Tirana
Vllaznia - AF Elbasani
Renditja: