Armand Duka dhe Edy Reja

Sport
Opinion

Në vend të përrallës ‘Ali Baba me 40 hajdutë’

28 Shtator 2022, 13:41| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 15:44

  • Share

Rreth 10-11 vite më parë për Shqipërinë filloi një erë e re në futboll. Për meritë padyshim të trajnerit DeBiasi, ekipet kombëtare të Shqipërisë hapën dyert për shumë djem të talentuar që po “mbinin” në kampionatet e Evropës. Përveç djemve të Kosovës shumë prej të cilëve kishim vite që i mohonim, në horizont u shfaqën edhe ata të emigracionit nga Shqipëria tashmë të rritur dhe trajnuar në vend elitë të futbollit Evropian. Më kujtohet që  nëpër media atëherë kam thënë i ngazëlluar dhe sigurisht me naivitet që futbolli shqiptar ka një të ardhme të garantuar, sepse së paku 15-20 vitet e ardhshëm ekipeve tona kombëtare s’do t’i mungojnë asnjëherë lojtarët e talentuar dhe alternativat cilësore për çdo pozicion. 

Sidomos optimist në atë kontekst të bënte puna që kishte filluar trajneri De Biasi. Jo sepse nuk kishim pasur më parë trajnerë profesionalisht cilësorë. Përkundrazi. Por sepse ai filloi të kristalizojë elementët e parë të një shkolle shqiptare të futbollit kombëtar të mbështetur dhe përshtatur sipas psikologjisë, tipologjisë së futbollistëve tanë dhe karakteristikat e tjera të grupit dhe të individit Shqiptar. Besoj që opinioni nuk ka harruar së paku përpjekjet e tij për të krijuar frymën e nevojshme në skuadër po edhe tek publiku shqiptar që na mungon aq shumë sot. Gjeste të tilla si letrat e hapura, promovimi i “Xhamadani vija-vija” në rolin e një “himni” të vërtetë të kombëtares dhe mjaft elementë të tjerë të bënin të mendoje se ai njeri kishte një plan dhe për herë të parë dikush në FSHF e dinte se ç’po bënte dhe se ku do shkonte futbolli kombetar.

Po nuk paska pas qenë e thënë që endrra të vazhdonte. Me sa duket “Haxhi Qamilizmi” nuk paska qenë vetëm një ngjarje e vetme në historinë tonë por një mallkim që po ndjek këmbw pas këmbe. Dhe fati i keq e paska dashur që “Haxhi Qamilet” të bëjnë fole edhe në futboll. 

De Biasi duhet të ikte sepse guxoi të mendojë se suksesi i Evropianit të Frances ishte i tij. Çfarë mosmirënjohësi?! E hoqëm qafe me marifet dhe u kthyem të bëjmë “business as usual”. Përzgjodhëm trajner të kombëtares një aspirant-trajner të cilit i dhamë stolin e Shqipërisë që të përpiqej me tërë forcat të bëhej trajner. 

Dhe ai ja doli që në shumë pak kohë të zhbënte çfarë kishte bërë “mosmirënjohësi” në katër vjet dhe nisi menjëherë nga puna “ndërtimtare”, për këtë i dhamë në dispozicion tre, katër apo pesë kompeticionë (kush doli ti numërojë xhanëm?!) të cilat i quajtëm periudha testimi për ndërtimin e skuadrës së ardhshme. Kuptohet që kjo mori disa vite kohë por ishte pjesë e strategjisë shumë të “studiuar” të ndërtimit të një super skuadre, tip Milan i kohës Sachi. 

Dhe na erdhi shumë çudi kur kuptuam që aspiranti jo vetëm që nuk e mbante mend si ndërtohej një Milan tip Sachi po ai malukat nuk dinte as ç’të bënte me copat e kombëtares që kishte çmontuar. Atëherë, në filozofinë e këngës “Dashurinë e parë dhurova për të njohur një njeri”, vendosëm ta heqim qafe dhe të nisemi për një fillim të ri, me një strategji të re. ‘Bom gabim o Bab’. Milani tip Sachi nuk bëhet dot pa treshen holandeze. Kështu që vendosem të synojmë një Napoli tip Reya. 

Dhe u nisëm prapë për udhë. Sakrifikuam prapë disa vite dhe disa kompeticione. Në po plakemi po fëmijët tanë do të gëzojnë një ekip kombëtar fantastik. Sepse kësaj radhe nuk ka shans që trajneri të ketë harruar si bëhet një Napoli tip Reya. Jo për gjë, po sepse e kemi zgjedhur që ai të jetë vetë i madhi Reya. Në fakt ca njerëz disi të ditur të tipit Fergusin apo Wenger që u plaken si Reya në futboll kanë thënë që të ndërtosh një ekip kombëtar është krejt punë tjetër nga ajo e të ndërtuarit të një ekipi klubi dhe nuk pranuan kurrë oferta për skuadra kombëtare. Po në nuk e kishim lexuar atë libër. E ku na lenë punët të lexojmë xhanëm.

Dhe per dreq ndodhi qe i madhi Reya u ngaterrua diku rruges dhe nuk arriti dot ne “kasabah”. Po ç’na bere keshtu?! Je dhe burre i vjeter! Po paske qene trajner koti pra! Ç’do bejme tani? Ndoshta edhe Napolin tip Reya s’e ndertojme dot. Nuk kemi lojtare te pergatitur. Mbase duhet te ndertojme nje Breschia tip Mazzone?! Si thua ti o Bab?! Pyesni nje here a eshte mire me shendet Mazzone?! Sa leke do me ardh te ne? Dhe historia vazhdon …

Nuk mund te rrihet pa qeshur po ne fakt eshte per te qare. Eshte tashme e sigurte qe “Haxhi Qamilizmi” ne FSHF i humbi Shqiperise rastin e arte qe nderkohe te kishte ndertuar nje skuader se paku te rangut te mesem, me profil te veçante, qe ta donim dhe mbeshtesnim ne humbje e fitore. Po kjo nuk eshte me e keqja. Une kam frike se 10 vjeçari qe shkoi nuk i vjen me Shqiperise. Ai ishte momenti i arte i Shqiperise ne futboll. Ate fryme e ngrine tek e preken me gishta te pista dhe ndoshta s’do te mund ta rikthejme me kurre. Kam frike se tani e tutje do shohim thjesht nje rutine me lojtare qe vijne dhe ikin, me ulje ngritje sipas rastit dhe aq, jo me shume.

Gjynah dhe turp! Per te ditur çfare eshte “Haxhi Qamilizmi” nuk ka nevoje te shkoni ne muze. Shkoni ne FSHF.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?