Në vijën e parë të luftës me COVID, në 10 muaj pandemi 10% e 'bluzave të bardha' të infektuar! Vijon vaksinimi, ja kush janë grupet prioritare

21 Janar 2021, 17:29| Përditesimi: 21 Janar 2021, 18:03

  • Share

Në 10 muaj përballje me COVID-19 i ka kushtuar shtrenjtë vendit. Së pari ata që u përballën me këtë virus, bluzat e bardha që ishin në vijën e parë. 30 mjekë në vendin tonë humbën jetën nga ky virus i rrezikshëm. Nga periudha 9 mars 2020 deri më 3 janar 2021 janë testuar 9468 personel shëndetësor nga të cilët dolën pozitiv 2347 të tillë. Në total vendin ynë ka 23 mijë personel shëndetësor, pra rezulton se në periudhën 10 mujore rreth 10% e bluzave të bardha janë prekur nga COVID-19.

Incidenca e COVID19 në stafin mjekësor dhe mbështetës është 1020 /10.000 banorë, prandaj grupi i parë prioritar për të marrë vaksinën anti-covid  janë punonjësit shëndetesor.

programin kombëtar të vaksinimi ndaj COVID-19, është përcaktuar që pas punonjësve shëndetësor në radhë për tu vaksinuar janë personat qe jetojnë në shtepitë e të moshuarve, më pas personat mbi 90 vjeç, duke vijuar me ata mbi 80 e 70 vjec e deri tek ata mbi 65 vjec, pavarësisht sëmundjeve bashkëshoqëruese. Në varësi të sasive të vaksinave do të vaksinohen edhe punonjës të shërbimeve kritike për shoqërinë si psh mësues, edukatore, forcat e rendit, punonjës të sherbimit elektrik dhe ujësjellësit, forcat zjarrfikëse, punonjës të transportit publik, etj

Vaksinimi do të aplikohet në pika te caktuara të grumbulluara apo në institucionet mjekësore për kujdesin ambulator dhe spitalor, si dhe mejdise të caktuara për grupe të caktuara prioritare psh pranë shtëpive së të moshuarve apo në mjedise të dedikuara të shkollave, universiteteve, ministrive apo institucioneve prioritare nga ekipe te përcaktuara. Vaksinat kundër COVID-19 dhe aplikimi do të jenë pa pagesë për popullatën dhe nuk do të jenë të detyrueshme.

Vdekshmëria më e lartë në Shqipëri nga COVID është vënë re në grup moshën mbi 75 vjec ndërsa pesha më e madhe e infeksionit vihet re në grup moshën 55-64 vjeç. Gjithashtu personat e moshuar dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese zënë vendin më të lartë të shtrimeve në spital.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?