Negociatat/ KLGJ mban peng konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE, dy kushtet që ka bllokuar

16 Shtator 2020, 17:06| Përditesimi: 16 Shtator 2020, 20:51

  • Share

Dy nga pesë kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE, për caktimin e grupeve negociatore, hapjen e kapitujve të parë nga 33 në total, pra për nisjen e negociatave në praktikë, janë në duart e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Bëhet fjalë për krijimin e kuorumit në Gjykatën Kushtetuese dhe plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë. Funksionimi i Kushtetueses kushtëzohet pikërisht nga plotësimi i Gjykatës së Lartë, pasi kjo e fundit zgjedh tre anëtarë të Kushtetueses si dhe u hap rrugën Kuvendit dhe Presidencës të zgjedhin anëtarë e tjerë. Ndërkaq, anëtarët e Gjykatës së Lartë duhet të ishin zgjedhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili vetëm pas një ultimatumi të Kuvendit ka vendosur të shpallë të gjitha vendet vakante.

KLGJ është konstituuar që në dhjetor të 2018, por vakancat në Gjykatën e Lartë i ka shpallur çuditërisht vetëm disa javë më parë, vonesë e cila ka detyruar Kuvendin të firmosë një rezolutë ultimative dhe të prodhojë reagime të nivelit ndërkombëtar. Kushtet e tjera për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare për nisjen e negociatave janë miratimi i reformës zgjedhore, funksionimi i SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit si dhe miratimi i akteve nënligjore të ligjit për pakicat kombëtare. Këto tre kushte konsiderohen të plotësuara nga qeveria.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka informuar Komisionin për Integrimin Evropian se ka filluar procesi teknik i përgatitjeve për fillimin e bisedimeve për anëtarësim si dhe është informuar Komisioni Evropian lidhur me të dhënat e zhvillimeve në vend, por shtoi se nuk ka një datë për mbajtjen e konferencës qeveritare, pasi plotësimi i të gjithave kushteve nuk varet nga qeveria, duke iu referuar pikërisht vonesave në plotësimin e dy gjykatave të larta.

Ministri Cakaj u shpreh se kushtet e tjera nuk kanë të bëjnë me konferencën qeveritare, por me procesin në vazhdim të integrimit. Kushtet e tjera, të cilat duhet të plotësohen nga Shqipëria gjatë procesit të integrimit dhe që nuk kushtëzojnë konferencën e parë ndërqeveritare janë vijimi i reformës në drejtësi, amendimi i ligjit për censusin, rishikimi i ligjit për mediat sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, krijimi i një historiku me hetime, ndjekje penale për dënime në nivele të larta për korrupsion, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe ulja e numrit të azilkërkuesve.

Kushtet për konferencën ndërqeveritare

Miratimi i reformës zgjedhore

Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese

Funksionimi i Gjykatës së Lartë

Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit (SPAK dhe BKH)

Miratimi i akteve nënligjore të ligjit për pakicat kombëtare ku janë disa VKM.

Kushtet për integrimin

1.        Zbatim të reformës zgjedhore, financim transparent i partive dhe administrimi i paanshëm i procesit dhe procesi i rregullt

2.        Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 që kërkon plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

3.        Vazhdimi i Reformës në Drejtësi

4.        Krijimi i një historiku me hetime, ndjekje penale dhe dënime për korrupsion në nivele të larta.

5.        Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet plan-veprimit për adresimin e krimit financiar.

6.        Ulje e numrit të azilkërkuesve, ku një nga masat është bashkëpunimi me Holandën, Francën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Irlandën. Vazhdimi i Zbatimit të Planit Ndërinstitucional të Veprimit për parandalimin e azilkërkimit të qytetarëve shqiptarë në vendet e Schengenit

7.        Rishikimi i ligjit të medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias

8.        Progres në reformën e administratës publike.

9.        Miratimi i ligjit (të amenduar) të censusit

10.      Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave

Rezoluta e Kuvendit për KLGJ ku kërkon shpalljen menjëherë të vendeve vakante në Gjykatën e Lartë

 Zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës së Lartë sipas Kushtetutës 

 

 Zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese sipas Kushtetutës 

Komento

Komente

  • lemi: 17/09/2020 12:06

    KLGJ-ja dreqit qe s din ku ka kembet, se koka i ka pjerdh me kohe...

    Përgjigju
  • Juristi: 16/09/2020 19:43

    KLGJ po funksionon sipas ligjit. Po e zbaton germ per germ ligjin per statusin e gjyqtareve dhe ligjin per organet e qeverises. KLGJ po ben mbledhje per te bere vleresimin e kandidateve te Gj.Larte. Eshte nje institucion shembull i transparences. Mjafton per kete te konsultohesh me faqen zyrtare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?