Foto ilustruese

Kronikë

U kap me kokainë në makinë, GJKKO lë në burg efektivin e policisë dhe 2 shokët e tij

3 Korrik 2021, 13:02| Përditesimi: 3 Korrik 2021, 13:16

  • Share

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për efektivin e policisë Elefterios Sullaj, si dhe dy shokët e tij, pasi u kapën pal ditë më parë me kokainë brenda makinës në Tiranë. Në burg janë lënë edhe 2 miqtë e tij të arrestuar Mikel Zhegu dhe Eris Tafaj, ndërsa ky i fundit ishte nën masën e arrestit të shtëpisë, pasi ishte dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Elefterios Sullaj, oficer i patrullës së përgjithshme në komisariatin e policisë nr.2 në Tiranë është edhe djali i ish-zv. drejtorit të policisë Pandeli Sullaj. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin ishin përfshirë në shpërndarjen e drogave të forta.

Sullaj bënte 'mburojën' e shokëve të tij që i ndihmonte të shmangnin kontrollet e kolegëve të tij, madje shpesh herë bënte edhe rolin e shoferit teksa shpërndanin kokainë në zonën e  ish-Bllokut dhe zonën e Komunës së Parisit. Arrestimi i tyre erdhi pas disa muajsh hetime të SPAK me metoda proaktive. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?