GJKKO

Kronikë

Nën akuzë për kultivim dhe trafikim droge në Greqi e Shqipëri, GJKKO jep 110 vite burg për 15 të arrestuar nga megaoperacioni 'Limit'! Fara e kanabisit vinte nga Holanda

11 Nëntor 2021, 12:22| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 12:31

  • Share

TIRANË- 110 vite burg për 15 të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge është vendosur sot nga GJKKO në kuadër të operacionit 'Limit' të zhvilluar në vjeshtën e vitit 2019.

Dënimet

Sokol mesini       10 vite  

Enkeledi Sadik   8 vite  

Kristo cobaj        8 vite  

Hysni sadik          6 vite  

Bektash zenel   6 vite

Andrea caca       9.4 vite

Besjan zenel      8 vite

Bilbil shqalsi        8 vite

Eljon jaho            8 vite

Emiljano Kalemi 8 vite

Aleksander Pepi 8 vite

Festim Çorbaxhi 8 vite

Gjergji Muke     3.4 vite

Romeo Tare      3.4 vite

Rexhep Pipek  8 vite

Hetimet të shtrira në një periudhë 3-vjeçare (2016-2019) kanë zbuluar edhe skemën si funksionin grupet  kriminale. Në Holandë sigurohej fara e kanabisit, më tej kalonte tranzit në Greqi, dhe me ardhjen në Shqipëri bëhej edhe përpunimi në laboratorë të posaçme për kultivimin e lëndëve narkotike. Më tej, droga trafikohej në Greqi, Turqi dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.

Hetimi u finalizua me operacionin e fundit policor "Limit" me përfshirjen e rreth 300 efektivëve në disa qytete të Shqipërisë (Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë).

Megaoperacioni u mbyll me 65 urdhër-arreste një hetim tre vjeçar që çoi në shkatërrimin e katër grupeve kriminale të trafikut të kokainës dhe kanabisit që përpunohej në vendin tonë dhe trafikohej në Greqi, Turqi dhe vende të BE-së. 

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?