Shëndeti

Nëna 31-vjeçare rrëfen në lot betejën me kancerin e gjirit: Po luftoj për 2 fëmijët e mi! Gratë dhe vajzat të bëjnë kontrolle të vazhdueshme

14 Tetor 2021, 19:02| Përditesimi: 14 Tetor 2021, 19:15

  • Share

Gjashtë muaj më parë një gjëndër në gjoksin e majtë i shtoi merakun. Mori rrugën për në poliklinikën e Vlorës dhe pas vizitës me onkologen Juliana Cuni , mësoi se ishte prekur nga kanceri i gjirit.

"Quhem Fati dhe jam 31 vjeç dhe para 6 muajsh kam bërë një eko gjiri sepse konstatova rastësisht një masë në gjoks e majtë dhe shkova tek onkologia dhe aty mora vesh se do e bëja operacion dhe aty më dola tumor. Jam duke bërë kimioterapi dhe unë me ndihmën e zotit ia hodha", tha 31-vjeçarja.

Nëna e re, Fati Gjikaj e ka një motiv të fortë për t'u përballur më sëmundjen e vështirë.

"Pasi ndjeve diçka shkova të bëj vizitën, nuk e lashë të kalosh kohën jam një nënë e re dhe kam për të rritur dy vajza", tha ajo.

Mes lotësh, 31-vjeçarja u drejtohet me një apel të fortë grave e vajzave, për të kryer kontrolle të vazhdueshme.

"Edhe pa konstatuar diçka shkoni bëni kontrollet se një mama e re ka probleme në gjidhënie, konsultohuni me një mjek shpëtoni veten tuaj" ishte apeli i nënës së re.

Mjekja onkologe që po trajton Fati Gjikajn thotë se rastet e reja të diagnostikuara janë në rritje, dhe për këtë ka ndikuar negativisht dhe pandemia.

 “Ka një trend në rritje të rasteve. Mendoj që ka ndikuar edhe pandemia , mbyllja për një vit  pati vonesa të kontrolleve periodike ose në kontrollet depistuese. Për fat të keq ende nuk ka një kulturë shëndetësore të kontrolleve. Ka  vite që bëhet lajm tetori rozë, por nuk mjafton vetëm ky muaj për muaj për depistimet. Është vëne re që ka prekje të moshave të reja, në qytetin e Vlorës mosha më e re është një vajzë 31 vjeçe që u diagnostikua me kancer gjiri dhe po mjekohet”, u shpreh onkologia Juliana Çuni.

Nga Janari e deri në mesin e tetorit, 55 gra janë diagnostikuar me kancer gjiri në Vlorë, ndërsa mjekja thekson se kanceri i gjirit është një sëmundje e shërueshme nëse kapet në kohë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?