Nuk kam parë e lexuar asnjëherë kaq shumë njerëz që në kor shajnë e mallkojnë vendin e tyre.
Kaq budallenj e budallaçka pa shpirt e kujtese që qurraviten nëpër hartime ... se ky vend nuk bëhet, ky vend na përzuri.. e bla bla..
Ik e hesht, nëse do, po Shqipërinë mos e shaj, mos ngatëro tokën me shtetin, as shpirtin me barkun.
Ik e hesht.. mbush barkun, se shpirtin veç Shqipëriza ime ta mbush... qoftë dhe me dhimbje.
Po dhimbjen e përballojnë veç shpirtrat e mëdhenj, ata që besojnë përtej .. ata që e dinë se metafizika nuk është i vetmi realitet..
Ata që heshtjen dhe moslargimin se kanë nënshtrim por rezistencë, rezistencë dhe vetëdije se hallka e gjakut dhe shpirtit nuk këputet.. dhe se pushtetet dhe hordhitë shkojnë e vijnë.. gjaku dhe shpirti jo.. ai po u këput tretet.
Ikni .. zgjedhja juaj .. por mallkimet janë ligësi ... tipar i qënieve që nuk përballen me veten dhe përgjegjësite e tyre por që fajin e gjejnë tek tjetri tjetra.. ke Atdheu..
Ikni dhe heshtni.. Shqipëria do ekzistoje dhe përtej jush, siç ka ekzistuar.. dhe kur ka patur shumë më pak shqiptarë se sot..
Ikni por heshtni, Nëna nuk mallkohet o vanitozët e shtirur të dy lekshit.
Shqiperia nuk duhet mallkuar,vendin e bejne njerëzit,pse nuk behet shqiperia nje vend aq i vogël me nje popullsi sa nje qytet i Evropës,pra duhet mallkuar njerëzit e keqinj qe po e pengojne zhvillimin duke vjell pasurine e popullit tash 30 vjet.Duhet mallkuar edhe njerëzit qe i përkrahin hajdute,kriminelet,vrasësit,qe nuk u tregojnë vendin,
PërgjigjuTreni do çoj kryp edhe ne Shkoder....keshtu tha shoku hekuranPeqini kur si minister i brendeshem dhe anetar i byros politike inauguroj mbritjen e trenit ne Shkoder. Eh çna gjeti me keta shejtane peqini....
Përgjigju